• |
ide | kryesore

Shefi i Urgjencës së Kirurgjisë: Mbështes plotësisht propozimet e Bashës

Lajme, Të fundit



Drejtori i Urgjencës së Kirurgjisë në QSUT, Dr. Myzafer Kaçi ka folur për ristrukturimin e operacioneve kirurgjikale, zhvendosjen e tyre dhe situatën me COVID-19.

Në një lidhje live me ‘‘News24”, ai shprehet se spitali i Kirurgjisë në QSUT është kthyer në një COVID-3 kurse operacionet vijojnë tek Spitali i Traumës, vetëm ato urgjente.

Po ashtu ai ka komentuar edhe situatën aktuale teksa ka thënë se masat e qeverisë janë marrë në kohën e duhur dhe janë drastike por para shëndetit të njeriut thotë ai nuk vendoset asgjë.

Dr. Myzafer Kaçi ka përshëndetur propozimet e shefit të opozitës, Lulzim Basha disa prej të cilave janë pranuar dhe nga qeveria.

”Situata është në gjithë botën dramatike. Ka mbërthyer të gjitha strukturat e shëndetësisë dhe vedit. Gjithë mjekët janë të angazhuar si kurrë më parë dhe kanë qenë në ballë të kësaj situatë. Profesorë, mjekë, sanitarë, infermierë të Infektivit por dhe të tjerë janë mbërthyer në një punë të pashoq dhe të palodhur për të kapërcyer këtë situatë.

Edhe repartet e Kirurgjisë dhe Urgjenca kemi ndërprerë të gjitha operacionet dhe mendoj se është një spital COVID-3.

Operacionet e planifikuara kanë kaluar tek Trauma. Mund të jenë malinje dhe të gjitha urgjencat janë tek Trauma dhe edhe ajo është përfshirë në këtë situatë dhe kanë përveshur mëngët. Pra Kirurgjia në funksion të koronavirusit, Trauma për operacionet. Sigurisht që ekipet kirurgjikale funksionojnë si më parë. Por operacionet që vijnë kalojnë tek Trauma.

Unë kam 30 vite që nuk e kam dëgjuar asnjëherë pandeminë dhe besoj ta kalojmë sa më mirë. Ne mjekëve na kanë dhënë shansin të bëjmë një betim për jetën e njerëzve dhe t’u shërbejmë. Mjekësia është mision dhe falë zotit na e ka dhënë neve. Asnjë politikan nuk e bën dot këtë. Ne mund të jetonim në një vend tjetër të Europës por jemi betuar që do u shërbejmë njerëzve këtu. Më lejoni që t’i vendos mjekët në vend të parë si në situata të tjera por harrojmë shumë shpejt. Kemi qenë në krye në vitin ’97, në kohën e tërmetit.

Më lejo të bëj një klasifikim, në vend të dytë qëndron media. Në kohë paqe dhe lufte jeni aty. Në vend të tretë më lejoni të vendos Policinë e Shtetit.
Unë mendoj se masat janë shumë të mira, në kohën e duhur, janë drastike por në shërbim të jetës së njerëzve. Masat mund të vazhdojnë. Mund të bjerë ekonomia por para jetës së njerëzve nuk vendoset asgjë. Do të kemi javës tjetër një sheshpushim. Më pas besoj do të biem. Numri i rasteve nuk është problematik në raport me popullsinë. Mendoj se do të ketë rënie.

Kjo pandemi i ngjan një plage të madhe që po të menaxhohet në momentet e para nuk bëhet problematike. U lutem shumë politikanëve që duan të shkelin me këmbë, mos e bëjnë veten si ai qymyri jashtë i zi dhe brenda akoma më i zi.
Mbështes plotësisht shefin e opozitës për propozimet që më pas qeveria ja ka marrë parasysh.
Qytetarët të zbatojnë me rigorozitet masat e qeverisë. Të rrinë të mbyllur brenda se nuk është qamet i madh. Me njëçik fat ta kalojmë edhe këtë sfidë.”- tha Myzafer Kaçi.



7 Comments

  1. Filloi pd duke nxjerre doktoret e saj tani we the perkrahin propozimet e Lulit,per te rregulluar imazhin e tij.Sa like the piset po ben pd.Aman mos I keqperdorni mjeket per politike ,lereni ata the bejne punen e tyre.

  2. Tani shikoni kur te nxjerri PS mjeket e saj qe do thone se mbeshtesin planin e keshillit teknik te manaxhimit te panemise.
    Keto lojra , vetem sa ju ulin piket ooooo njerzit e PDs.
    Ky dokotr tha keshtu,
    Ky analist tha ashtu,
    Kjo gazete e huaj shkruajti kete.

    Ne cdo moment do te gjeni njerez qe mendojne si ju , dhe pala tjeter (PS) do te gjeje plot njerez qe mendojne si ata.
    Lerjani ne dore specialistave ZYRTARE sic eshte keshilli teknik i manaxhimit te pandemise kete gje. Mos fusni politike ne cdo moment.

    1. Mire keta mjeket qe bejne pazare politike, po ti cfare interesi ke qe mos mbeshteses testimet masive dhe pagesa me te mira per ata qe jane izoluar? Po vuajte nga alergjite politike mos i degjo nga Basha, por nga OBSH dhe vendet me te sukseshme ne kete perballje. Per punen e ndihmes mos degjo Bashen por Maqedonine qe dha 400 milion euro, Serbine qe dhe milarda dhe te gjithe shtetet e tjera te ngjashme qe kane dhene te gjithe me shume se Rama. Cfare kemi manget ne ne krahasim me keta te tjeret? Mangesi eshte fakti qe ekzistojne njerez si ti dhe si ajo gruaja e Beratit qe zgjidhte mos-percarjen politike perpara bukes se gojes.

      1. Ne radhe te pare komenti im nuk ishte ne mbeshtetje te asnje pale politike apo strategjie shendetsore se si duhet te luftohet kjo pandemi.
        Sinqerisht nuk e di nese eshte eficiente te fillojne testet masive apo jo . Te vetmet vende qe e kane bere jane Gjermania dhe Koreja e Jugut.
        Franca, Spanja, Hollanda, Danimarka , Suedia , Norvegjia , Belgjika, Polonia , Portugalia, Amerika , dhe mund te permend plot vende te tjera kane egzaktesisht te njejten strategji testimi si ne ( ose ne si ata) . Biles ne Angli dje doli nje studim shume i detajuar qe ne kushtet ne te cilat eshte Anglia sot testimi ne mase nuk ka kuptim , nuk do te jepte asnje avantazh.
        Pra thjesht nuk e di cila strategji eshte me e mira. NUK JAM SPECIALIST NE EPIDEMIOLOGJI.
        E dyta. Persa i perket ‘ pagesave me te mira’ per te izoluarit … Ne shqiptaret themi e mira nuk ka fund. Por sinqerisht nuk mendoj se duhen te paguemi me shume se paga minimale qe kemi ne. Edhe sikur buxheti i shtetit te ishte plot , eshte jo e llogjikshme qe nje person qe nuk punon ( prodhon) te marri me shume se paga minimale.
        E treta … permende shumat qe kane dhene vendet e tjera per bizneset e tyre. ‘ CFARE KEMI NE MAGET NE KRAHASIM ME TA ‘ ???
        JEMI ME TE VARFER SE ATA , kaq e thjeshte eshte.
        Dhe e fundit … fakti qe egzostojne njerez si une , realist per gjendjen aktuale dhe jo MILITANTE POLITIKE ( sic jeni ju) , eshte avantazh per shoqerine tone.
        ( lere pastaj kur shkon tek ajo gruaja e beratit qe tregon vertet se deri ku te shkon intelekti)

        1. Pra, ne jemi 4 here me te varfer se Maqedonia apo 10 here me te varfer se Serbia? Nuk e dija qe jetonim ne Burundi, por ndoshta ke te drejte. Meqe logjikon ne kontekst Burundian kjo nuk ka asnje vlere per ta thene, por vendet qe kane bere testim masiv kane pasur humbjet me te vogla ne jete dhe ekonomi sepse mesa po kuptohet qarte diagnostikimi i hershem eshte thelbesor jo vetem per te penguar perhapjen por edhe per shpetuar te infektuarin. Testimi masiv eshte gjeja e vetme per te cilen ka konsensus te gjere ne kete historine e virusit. Meqe nuk te pelqeu gruaja e Beratit, te shoh mos gjej se cfare thone grate e Burundit.

  3. Edhe une ia mbeshtes Bashes edhe Grides edhe Salijanit,me pak fjale ja mbeshtes gjithe PDse,perveç qoftelargut S.Berisha se ai ma çkref direkt…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *