• |
ide | kryesore

Shqipëria në karantinë, Ramë: Kemi në dispozicion 310 shtretër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se në të dy spitalet, atë infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” janë në dispozicion 310 shtretër. Gjatë një komunikimi në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kreu i qeverisë tha se deri tani janë 63 pacientë të shtruar në këto dy spitale. Ndërsa për respiratorët tha se kanë 304.

“Përmes karantrinës ne mbrojmë sistemin tonë shëndetësor dhe bëjmë që sistemi shëndetësor të ketë kapacitetin për të përballuar. Ajo që po ndodh në Amerikë, Itali është mbingarkesa e sistemit shëndetësor dhe pamundësia për ti shërbyer të gjithëve njëkohësisht. Ne disponojmë 310 shtretër në dy strukturat, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nga 310 ne kemi 63 pacientë, pra kemi 23.5 % të kapacitetit të zënë. Kjo është si rezultat i masave që kemi marrë dhe si rezultat i rezistencës fantastike që keni bërë. Pa u bërë këto ne do ishim në një gropë ku do lusnim të shpëtonim. Në total janë 304 respirator që i kemi në dispozicion. Sot në respirator kemi 4 veta, 1.3% të kapacitetit”, tha Rama.



5 Comments

  1. Ky lloj palaçoje ta heq trurin !Keto lloj monstrash nuk e dine apo nuk mbajne mend genjeshtrat e tyre ne kohe !Spitali Cov 1 kishte 120 shtreter sipas tyre dhe Cov 2 ka 120 shtreter nga te dolen 310,0 mashteues i ndyre !?Nese kapaciteti i Spitalit Cov 1 ishte 120 shtreter,pse kur ishin 70 te shtruar te ky spital,derguat te infektuar te Cov 2,tani 7 paciente ?!?!?!?Aq shume genjeni sa te dhenat jane nje kuitz i vertete !Ju genjeni paturpesisht,normale si i pafytyre qe je se ke problem fare !Kemi 304 respirator o bajge nga i more dhe ku i more,bashke me Kosoven dhe Maqedonine e Veriut nuk i mblidhni dot aq !?Kemi 200 pastaj kemi porositur dhe 30 jane rruges dhe 54 te rinje dhe 20 do i sjelle BE ku i ke o i luajtur nga mendja 304 ?!?!?!Tall bythen me rilindasit qe te hane mutin per vakt ty po jo me njerzit qe kane familje,moral,integritet dhe mendjen ne vend !Nuk ka bir nene normal qe te beson ty o pleh!Lere qe Nafija(Ogerta hajdutja) tha se ishte e gezuar para dy ditesh se erdhen 5 respirator te rinje dhe dyfishuam nr. e tyre,i bie qe keni pasur vetem 5 o mjeran !!!

    1. I ka ore i ka. Pjesen qe ty nuk te del e mori dje ne Durres ne plazh . Shesloge qe i plotesojne te gjitha parametrat BE dhe pa skadence. Nje carcaf siper dhe ja u be. Batanijet nga shpia he te keqen se shtetin e kemi fukara. E griu Saliu.

  2. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  3. Pse nevrikosesh o komentues i ores 21.11. KM po tregohet shume modest duke treguar vetem

    majen e ajsbergut te shtreterve qe ka ne dispozicion. Ai nuk tha cfare shtreterish por vetem

    shtreter. Ndoshta e ka per shtreterit bosh ne burgje tani qe u ka dhene liridalje te burgosurve.

    Ja do do i plotesoi disa shtreter me te burgosur nga keta te pabindurit ndaj fermanit te

    padishahut por ama shtreterit e tjere te do te jene te lire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *