• |
ide | kryesore

Shqiptari nga shtrati në Itali: Kjo është kolerë, më mirë të kisha marrë 2 plumba

Lajme, Të fundit



Një shqiptar i prekur nga koronavirusi në Itali ka regjistruar një video ku tregon simptomat që po kalon nga virusi Covid-19. Teksa shihet i maskuar dhe i shtrirë në spital, shqiptari shprehet se ndihet sikur ka marrë dy plumba në trup.

Ai shpjegon më tej në video-mesazhin e publikuar nga Top-Channel, se edhe pse ka një fizik të fortë dhe është marrë shumë me palestër, kjo gjë nuk e ka frenuar Covid-19 që ta lodhë shumë fizikisht dhe psikologjikisht. Emigranti u bën thirjre shqitarëve që të respektojnë masat e marra dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të bëhen të kujdesshëm kudo që ndodhen. Mos të tallen me koronavirusin se është një grip nuk është grip po kolerë. Kam 7 ditë me temperaturë në Itali jam në Torino. Kam nejt 4 ditë në spital dhe sytë e mi kanë parë aty si në luftë dhe vetëm nuk janë me këmbë të këputur.

Me një dhomë 150 veta. Kam që mbrëmë që më kanë sjell në pavion lart por jam me tension të ulët dhe me marrje mendsh jam rrëzuar dy tre herë. Kam bërë një ekzaminim koke. Peshoj 100 kile dhe kam bo palestër dhe nuk hy fare forca hyn vetëm mend që duhet me i pas në kokë dhe atë rakinë ta mbajmë i la duart”- dëgjohet të thotë djali në video.



4 Comments

  1. O njerez te trashe, fakti qe ben palester nuk do te thote qe ke fizik te forte po do te thote qe ke muskuj.
    Fakti qe je 100 kile do te thote qe je paksa mbipeshe, per te mos thene obez sepse nuk ta di gjatesine.
    Fizik te forte do te thote, mos te hash shendetshem, te kesh peshe normale, te besh jete aktive, mos te kesh probleme shendetesore etj…
    Pastaj, ku e ke provu ti Koleren apo Plumbat qe ben krahasime te tilla.

  2. Po ca prisni nga nje qenie qe peshon 100 kg. I verdhe dhe i shendetshem e plot gjalleri. O njeri, O virus, o demi i kesaj toke.
    Edhe ju keni bere lajm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *