• |
ide | kryesore

Vajza e Paul Walker publikon një video private të tij (Video)

Paparazzi, Slider
Vajza e Paul Walker u ka ofruar fansave një video të aktorit të ndjerë.

Meadow Walker publikoi videon në Instagram ku shihet duke trembur babain për ditëlindjen e tij. Në video aktori shihet brenda një dhome dhe 21 vjeçarja futet brenda duke bërtitur: “Hey. Gëzuar ditëlindjen.”


“Më frikësove”- dëgjohet Paul duke thënë. Më pas Meadow përkulet drejt tij dhe e përqafon. Ndërsa në përshkrimin e videos, ajo shkroi se kurrë nuk mendonte se do e ndante këtë video me pjesën tjetër të botës.


“Asnjëherë nuk e mendoja se do ta publikoja. Por ndihem mirë. Ju dua, qëndroni të sigurtë,”- shkroi 21 vjeçarja.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.