• |
ide | kryesore

Video/ “Shoqja ime shumë e bukur e stërvitjes”: ja si Ronaldo nuk e ndjen karantinën

Sport, Video



“Shoqja ime shumë e bukur e stërvitjes”. Cristiano Ronaldo nuk i kursen elozhet për Georginën e tij. Kampioni portugez i Juventus ka publikuar një video në të cilën stërvitet me të dashurën e tij: garë vrapimi në ngjitje dhe rekuperim i shpejtë, direkt nga Madeira, ku po kalon karantinën në pritje të rikthimit në Torino, gjë që sipas kërkesës së klubit do të ndodhë pas Pashkës.

Të dy, CR7 e partnerja e tij, vazhdojnë të shfaqin një formë fizike të lakmueshme: në ditët e kaluara Ronaldo kishte postuar në Instagram në Living Room Cup një sfidë të abdominaleve për t’u përfunduar në kohën më të shpejtë të mundshme. Rezultati ka qenë monstruoz: 142, edhe pse i kaluar nga Caster Semanya! Pavarësisht kësaj, tifozët bardhezi mund të buzëqeshin sepse Juventus pas Koronavirusit do ta rinisë sigurisht nga forma e jashtëzakonshme fizike e Ronaldos, që kërkon të çojë deri në fund misionin e tij: të fitojë gjithçka në Itali dhe në Evropë përpara përfundimit të kontratës së tij.

SHIFRAT E RONALDOS

TOTALI I GJUAJTJEVE: 93

GJUAJTJE NË PORTË: 53

GOLA TË SHËNUAR: 21

22.6% E REALIZIMIT 92.6 MINUTA PËR GOL

3 GOLA ME TË MAJTËN

21 GOLA NGA BRENDA ZONËS

16 GOLA ME TË DJATHTËN

0 GOLA NGA JASHTË ZONËS

0 GOLA NGA TOPA JOAKTIV

2 GOLA ME KOKË

https://www.youtube.com/watch?v=HP7Ath5c6Ac



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *