• |
ide | kryesore

30 viktima dhe 663 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Lajme, Të fundit



Numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedonisë e Veriut ka arritur në 30.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe për një viktimë, një grua 27-vjeçare nga Kumanova, e cila ka ndërruar jetë të mërkurën në mbrëmje.

Viktima, siç bëhet e ditur, para një jave kishte lindur një foshnje e cila nuk është infektuar me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar edhe për 46 raste të reja të të infektuarve me çka numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 ka arritur në 663 persona.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, Kumanovë, Prilep, Dibër dhe Tetovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *