• |
ide | kryesore

30 mjekët e Ramës dhe 30 fatkeqët e Destanit

1, 2, Arkiva, Ide



Ngjarja dramatike e shqiptarëve të mbetur në tokë neutrale në kufi me Greqinë, ka zhveshur menjëherë petkun e humanizmit dhe solidaritetit, që kryeministri Rama tentoi ta mbërthente fort pas aktit të bujshëm të dërgimit të 30 mjekëve në Itali. Mënyra çnjerëzore me të cilën u trajtuan këta shqiptarë, duke i lënë për netë të tëra jashtë në mes të të ftohtit, nxorri dhe njëherë në pah dy standartet me të cilat punon kjo qeveri: tjetër sjellje në sytë e botës dhe krejt tjetër me qytetarët e saj.

Indiferenca, madje edhe arroganca, ndaj fatit të 30 njerëzve të mbetur në mëshirë të fatit në kufi, hoqën çdo dyshim se nisja e 30 mjekëve drejt Italisë ishte frymëzuar nga humanizmi i sinqertë. Ky akt nuk paska qenë gjë tjetër, veçse një gjetje e marketingut politik për ta vënë kryeministrin e lodhur shqiptar në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Dërgata drejt Italisë bënte ku e ku më shumë bujë se sa fati i disa shqiptarëve që donin të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Humanizmi pa efekt mediatik e politik, nuk është rrobë që i rri kësaj qeverie.

Qeveria shqiptare i kishte të gjitha mundësitë për të mos i trajtuar si bagëti qytetarët e saj të mbetur në kufi. Ajo mund të bënte në kohë verifikimin e tyre, të dërgonte mjetet e duhura të transportit dhe të zgjidhte ose karantinimin e detyruar në shtëpi (siç veproi për një grup tjetër shqiptarësh që u kthyen me avion në Rinas) ose vendosjen në një godinë që i plotësonte kushtet për një izolim 14 ditor. Indiferenca ndaj këtyre fatkeqëve nuk ishte e lidhur as me rrezikun infektues që ata paraqisnin (sot gjenden të karantinuar në një hotel të Korçës) dhe as me kostot për sistemimin e tyre. Thjesht, ata të 30-të, qëlluan të ishin shqiptarë të thjeshtë, që nuk ngrinin ndonjë peshë në marketingun politik të kryeministrit.

Imagjinoni për shembull sikur ata të 30 të kishin qenë qytetarë italianë apo gjermanë, të mbetur aksidentalisht në mes të kufirit greko- shqiptar, në pamundësi për të ndenjur në Greqi. Edi Rama do të kishte udhëtuar vetë drejt Kapshticës, me të gjitha pajimet televizive, dhe do të kishte mbajtur një fjalim live për bujarinë dhe solidaritetin e shqiptarëve. Do t’u kishte bërë gati me shpenzimet e palës shqiptare ndonjë hotel me pesë yje dhe në mbrëmje do lidhej në skype me Konten ose Merkelin, që do të vlerësonin lart liderin tonë në sytë e gjithë botës. Më pas do të rridhnin intervistat, komentet që do ta kërkonin president të KE apo sondazhet ku italianë, gjermanë e me gjerë, do t’i luteshin të madhit Zot që Edi Ramën ta kishin kryeministër të tyrin.

Mirëpo ata në Kapshticë e Kakavijë nuk kishin asnjë mundësi për të prodhuar efekte të këtyre përmasave. Pompa me të cilën u bë përcjellja e 30 mjekëve ishte shumë më lart nga efekti i pritjes së 30 emigrantëve. Dhe shfaqja në sytë e botës ka ku e ku më shumë rëndësi se sa drama e një grushti shqiptarësh. Këta të fundit nuk mund të përdoren për intervista në mediat e huaja, për ata nuk porositen dot as sondazhe, ata janë numra që harrohen shumë shpejt. Shumë- shumë me ta mund të bënte ndonjë kronikë Pandi Majko ose Erjon Veliaj (ndoshta shkon deri në Korçë) duke u shpërndarë supën apo duke u gatuar.

Dhe qeveria shqiptare i la ata njerëz të braktisur deri në fund. Rama u kujtua të zgjojë Pandin kur disa media të huaja nisën të raportojnë për shqiptarët e ngecur në kufi dhe kur opozita e shtoi presionin ndaj qeverisë për t’u dhënë një zgjidhje atyre njerëzve.

Sigurisht, qeveria vetë nuk është se bëri ndonjë gjë. Familja Destani nga Tetova, me urtësi dhe pa bujë, madje pa u deklaruar askund, mori përsipër strehimin në Korçë të 30 shqiptarëve që kishin kaluar deri në vuajtje për një gjë kaq të thjeshtë. Bamirësit u zbuluan nga mediat, ata vetë nuk dhanë asnjë intervistë, nuk bënë asnjë foto dhe nuk pushtuan ekranet për të treguar bujarinë e tyre. Ndërsa Edi Rama dhe dishepujt e tij, nuk janë mësuar të bëjnë diçka pa nxjerrë ndonjë përfitim.
Prandaj kur flasim për aktet e Ramës, më mirë ta trajtojmë si një qerrata që i vete mendja të çudisë dynjanë se sa si një politikan që beson tek humanizmi dhe solidariteti njerëzor. Në fakt ai ka shumë vite që nuk beson në asgjë që nuk i shërben pushtetit, si qëllim final i ekzistencës së tij.

©Lapsi.al



27 Comments

  1. Nuk ka faj se mbeshtetet tek njerez percmues. Asnje organizate humanitare shiptare nuk foli, asnje personalitet publik pervec Mustafait. Ata pak njerez qe e votojne jane te mbrujtur me urrejtjen klasore dhe krahinore te kohes se djallit. Ne kohe tjeter, kur keta nderkombetaret nuk do ekzistonin, nuk eshte cudi qe Rama te ishte duke ndertuar kampe perqendrimi per njerezit e thjeshte qe ai i quan inferiore. Rama eshte karakter i neveritshem qe vete-poshterohet me adhurim perpara te fortit dhe poshteron te dobetin. Me pak fjale nje vemje qe mbijeton fale analfabetizmit moral te nje pjese te shqiptareve.

  2. AI ISHTE TURPI TURPI ME I MADHE NE HISTORISE SHQIPËTARE ,NUK KA SHTET NE BOTE QE E LERE SHTETSIN E TIJ NE ATE GJENDJE,,,,BILES MERO GELBAZA ISHTE SHUME I LUMUR SE ISHIN DUKE VUAJTUR NE ATE MENYRE

  3. Komunisteve u ka ardhur prape 1945-a!
    Cuan partizane vrases ne Kosove e Mal te Zi nderkohe qe ekzekutonin shqiptare ketej por edhe andej kufinjve….

  4. Me siguri qe ky shkrim eshte i Bushatit por perdor pseudonimin”Shkullak” qe t’ja rregulloje te pakten frymemarjen edhe tempin fshatar argat qe akoma vazhdon ne kete hale .
    Sa Amerikane,kanadeze,italiane,gjermane ,ruse etj etj ngelen rrugeve ,me jave duke flejtur ne parqe ,ne rruge ,ne parking etj qe te shkonin ne vendin e tyre sepse ishte pengesa: askush nuk dinte se si te vepronte me kete virus,karantine apo spital,c’fare analizash duhen,c’fare testesh duhen,pagesat kush i ben etj etj.
    Akoma edhe sot jane mbi 3000 amerikane qe flene neper shehet e indise dhe majlazise kurse ambasadat i bejne thirrje qe rrini ne hotele derisa te hapen linjat.E kush e ,rruan? Shkullaku qe nuk mori asnje person ta strehonte apo ushqente kur ra termeti,na ben te fortin me nje shtet qe mezi ecen.
    Tjeter gje jane mjeket qe shkuan ne Itali dhe tjeter jane 30 apo 300 shqiptare qe duan te kthehen kur i do bytha ne vendin e tyre,por situata ka ndryshuar sepse edhe ne qe jemi ne shtepi rrime brenda si ne “burg” e jo me ata qe vine nga nje toke tjeter.Ne gjermani po te vish nga polonia te dizinfektojne ne dush(duhet te presesh mbi 4 dite ne keto pika) pasta te cojne ne nje baze ushtarake ne karantine 15 dite,dhe kjo eshte barazim per te gjithe qe vjen nga toke tjeter.
    Pse c’fare priste Shllak Bushati qe Rama te dilte me tepsi ne dore dhe me TV,asnje rrote mulliri nuk do te bente nga keto krahasime gripale.
    Respekte per 30 mjeket qe shkuan ne Itali.

    1. Rama eshte nje BASTARD I LINDUR ,I SHPIFUR ,kuptohet nga karakteri qe ka patur nje femijeri te dhunshme psikologjike ,eshte qenie inferiore qe vetem ne Shqiperi lulezon !

  5. EDHE ASTRIT PATOZI DHE RUDINA HAJDARI U “SHQETESUAN SHUME”PER ATA TE MJERE QE MBETEN NE QIELL TE HAPUR PA ASNJE NDIHME,BILES MERO GELBAZA ISHTE SHUME I LUMTUR SE PO VUANIN NE ATE MENYRE

  6. Per ty o “nga pidhi i sames” njerezit ndahen ne ata qe e mendojne si ty dhe te tjeret qe ua kane jeten borxh juve qelbesira mavi. Sado qe mundohesh te mashtrosh duke sjelle shembuj pa lidhje dhe te paverteta mos kujto se eshte viti 45 kur njerezit mund te lexonin (ata qe dinin) vetem ZP-ne. Shtetet europiane vazhdojne cdo dite te organizojne ura ajrore ne te gjithe boten per te kthyer ne vendet e tyre te gjthe qytetaret qe duan te kthehen. Nje shembull: Italia ka organizuar kthimin e mbi 70mije qytetareve(vetem studente ishin mbi 5 mije) nga vende te ndryshme dhe cdo dite farnesina ben thirje italianeve qe duan te kthehen te kontaktoje grupin e krizes. E kane bere kete europianet dhe amerikanet ne te gjitha konfliktet e armatosura ne mes plumbave kurse bytha e psikopatit te Surrelit as denjon tu lejoje te hapin deren e shtepise se tyre . Qelbesira qe shani pyka llogjike jo se se kuptoni por se sdoni. Sadiste qe po e ngrini tensionin ne popull ne nivele shperthyese.

  7. Zullumit nga qafa e thanes i qifte kina pidhin s,ames shqiperia per shqiptaret dhe jo per lepiresit dhe zagaret

  8. Berat dukesh qe je nga BE-Rati,koqe gomari komplet.Shko ne Itali dhe jeto c’te duhet shqiperia me 30 fukarenj pa asnje lek,bashkohu me 70.000 italiane te pasur.Me duket njelloj si 30 dhe 70000.
    Ishalla je nga kjo ana ketej dhe i gjalle se dhe nuk je nga ana tjeter andej dhe i vdekur.Gomar nga Berati qe nuk ka dale as tek ura vajgurore.
    Te gjithe shtetet ,biles edhe turkmenistani i ka mbledhur ne vathen kombetare,por do kohe dhe cdo gje ne bote ka cmim.
    Patriotizmi ne keto raste duket si nje hale e madhe.
    Berat shpeto koken aty ku je,Patriotizmin lerja atyre qe nuk e rruajne si Shllaku.

    1. O rilidjot, nuk behet fjale per parriotizem, por per HUMANIZEM. Por me ju nuk mund te flitet sepse e vetmja gje qe beni eshte llogaria se sa mund te vidhet ne kete kohe. Mjafton te shohesh tenderat e bere qe nga 10 marsi e kendej per ta kuptuar se cfare race e ndyre jeni.

    2. Aaa do kohe. Ti qenke nga ata qe dhiten me batutat e Psikorames se femijet sbehen me nje dite. Halli se ka shtate vjet qe eshte mbarsur dhe ska pjelle. Po a nuk ishte ky pis qe na e nxori Lasgushi hamallin per te sjelle vellezerit ne atdhe? Por ata qe vijne vete nuk i pranojme. Vec nese vihen ne rresht dhe i bejne hosana Rames ashtu po. Si ai paezani qe vuante ketu ne Itali dhe meritat ja jepte kumanarit. Ka edhe ketu ku jetoj ca njerez te rraces suaj qe edhe kur i kap doren ne xhepin tend thone se dora seshte e tij. Quhen mafioze.

  9. O qafa e thanes me qafen e patrs ne bythe. A e imagjinon dot sikur nje nga ata te ishte babai yt apo vellai apo motra jote o bastard mavi. A e kupton dot se cfare do te thote t’i lesh njerezit te vdesin vetem per te mos shpenzuar leket qe do vidhen neper tendera e PPP? Po 30 vete per 14 dite, sikur 100 euro ne dite te ishte kosto per karantinimin e secilit totali do ishte 4200 euro. Te lesh te vdesin nga uria dhe te ftohtet 30 vete per 4200 euro qe do shpenzoheshin duke i karantinuar, a ka gje me monstruoze? A po donin te mbanin akima sekret vendin e karantines? A e kuptoni qe me menyren se si po veprohet ne kete vend keta njerez po i rezervojne vetes vetem burgun. Nuk do i mbroje as policia dhe as ushtria kur njerezit ti fusin ne kazana plehrash dhe ti dergojne neper biruca. Me krizen ekonomike qe po projektohet, fajtor kryesor per te cilen eshte piktori i deshtuar, po ia ben vendin vetes per burgim te perjetshem. Pandemia nuk duket se do mbyllet shpejt, por kur te mbaroje, do shihet se ka vetem dy rruge, ose te ike Rama, ose te ikin te gjithe shqiptaret. Zakonisht zgjidhet rruga me e lehte. Kurse ju pak qe jeni qe beni komente, do perfundoni si qener rrugesh

  10. Rama, ky kopuk dhe sharlatan profesionist, kerkon te bleje dinjitetin e shkaterruar te shqiptareve duke shitur imazhin e ca infermiereve te improvizuar.
    Nuk e blen dot dhe SHQIPTARET DO T’IA NUMEROJNE, SAPO TE VIJE RADHA.
    NE NUK HARROJME LEHTE!

  11. Berat mos je nga Lapardhaja ?
    Shko me Korce bashke me Shkurdhakun dhe bej humanizem.
    E c’fare Jane 4200 euro/nats?Asgje.
    Rama I ka fajet qe edhe Shkull I eshte nga Perondia.
    Hajt ta varim Ramen se shqiperia ka numrin me te Vogel te vdekjeve dhe te veme Nje nga kozarja

    1. Merite e Rames qe ka numer te vogel vdekjesh!!! Sa eshte numri real i vdekjeve nuk e di askush, pavaresisht se vete Rama foli per 51 te vdekur kur shifra zyrtare ishte 21. Mjafton te shihet historiku i testimeve qe mund te jene max 4 mije per te kuptuar se nuk dihet asgje. Vec kesaj, Tirana me afro nje milion banore dhe me 200 te infektuar a nuk duket nje shifer pak si e vogel. Viktima te covid cilesohen vetem ata qe nderrojne jete ne spitale, nderkohe qe askush nuk di asgje per ata qe vdesin ne shtepite e tyre. Ne raport me popullsine edhe Kina ka me pak viktima se Shqiperia (3.300 ne 1,5 miliarde), po te bazohesh ne shifrat zyrtare. Shifrat zyrtare mund te kene vlera statistikore ne vendet demokratike, por jo ne vendet ku sundon njeshi. Pikerisht kjo eshte arsyeja e numrit te ulet te vdekjeve dhe jo ndonje merite e vecante e Rames qe edhe ate per te cilen ka studjuar, nuk di ta beje. Ta argumentoje dikush se pse ne qe kemi nje numer kaq te ulet te semuresh dhe po ashtu nje numer kaq te vogel jetesh te humbura, duhet te jetojme ne shtetrrethim si ne kohen e Enverit? Pse duhet ndalur ekonomia, aq e pazhvilluar sa eshte, nese numri i te infektuarve eshte kaq i vogel dhe kaq i kontrollueshem? A jemi ne kushtet e nje mashtrimi te madh, pra ose genjehet me shifrat dhe rreziku eshte shume me i madh sa na jepet, ose rreziku nuk eshte i ketyre permasave dhe ka nje qellim tjeter per ti bere shqiptaret me te varfer qe te ikin nga vendi i tyre.

  12. JU FLM ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU DHE PRES NJE PERGJIGJJE ,flm thotë:

    NJE PYETJA KAM PER JU GAZETAR TE NDERUAR ,ARMAND SHKULLAKU DHE ANDI BUSHATI,SI MUND TE JA JAPENI DOREN ,BATON HAXHIU ,CARLO BOLINOS ,DHE MERO GELBAZA KELLIRES,KUR ATA ME SHUME E MBAJN KOKEN NE BYTH TE EDI RAMES DHE LAL ERIT SE QAF TE TYRE,ATA MBAJN ERE EDHE ME QELBUR SE BYTHA E EDI RAMES

  13. O Shullak dy pyetje kam per ty:1)kur ti beje thirrje per rrembim armesh dhe marrje pushteti me dhune nje vit me pare,ato arme ke do vrisnin,a nuk ishin Shqiptare ata police dhe ushtare te cilet ne mbrojtje te kushtetutes do vriteshin nga armerrembyesit e tu???2)pse nuk i mori persiper e ashtuquajtura opozite me harxhimet e veta keta 30 emigrante,mos valle i interesonte me shume opozites per perfitime politike qe te kishte viktima ne kufi??!!

  14. Shkullak me com. te ju them te drejten edhe mua me pengon Rama me arrogancen e tij,eshte i tille nuk ke cfare i bene i ashper ne gjuhe nuk behet vegel e askuj as nuk qane koken per broqkullat gazetareske.Desha te them se tani edhe ne shajshi me nene vetem i beni reklame.Keni mbtur miza ne bythe te luanit,ti me Bushatin,Lubonjen,Zjejin e te tjere dukeni te mjere madje as qe i lexon kush broqkullat tuaja.Me thuaj te lutem pse te humbim kohen me “te menqur ¨si ju kur e dime apriori cfare shkruani .JU eshte bere Rama gogol e njerezit e dojne edhe per kete edhe me shume.Jeni vertete te vobegte se nuk me del fjala tjeter.

  15. Shkulak si eshte Kurti sot,c’thone sondazhet per pulat ,por per mushkat ke ndonje mendim?
    Hiq dore nga pseudonimet dhe dil i vertete ,ashtu sic je me dekoraten e dhene nga Thaci(ishe veshur dhe me papion dhe frak)
    Keshtu ne fytyre dukesh si vrare nga linja e dhenve por ne fakt je nje makiavelist qe se shokun,ku i gjen parate qe jeton? Me termetin apo virusin apo me kosoven se gazete ti nuk e e aq me teper qe edhe kete portal pa dere nuk e mbani dot se nuk keni redaktor.
    I paemri eshte bere si simbol i nevojtoreve alla turka.

  16. Po kosova qe eshte shtet gjysmak edhe i fut njerezit ne karantine ne kolegjet, qe diten e pare qe ka bere mbylljen e kufijve. Ndersa ktu duhet me bo lufte ne kufi e dhe duhet me gjet donator. Kryemistri del mbas i muaj e merr i vendim se ca me qene, qe do lejojme te riatdhesohen njerezit po do futen ne karantine hotele. Qe ketu kupto ca shtet vk e qeverk vk e kryeminister vk kemi.

  17. Por nxitimi me të cilin po zëvendësohet strategjia e hapjes së panikut për viktimat që nuk po shtohen, me strategjinë e përhapjes së panikut me krizën ekonomike që do vijë, tregon vetëm faktin se kasandrat e krizës së parë u dorëzuan.salihu i pd kasandra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *