• |
ide | kryesore

COVID-19/ Pas 3 netësh në terapi intensive përmirësohet gjendja e Boris Johnson

Arkiva, Lajme, Të fundit



Boris Johnson vazhdon të përmirësohet. Kryeministri britanik, i cili që prej mbrëmjes së të dielës është shtuar në spital, ku po kurohet nga COVID-19 është në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi i mirë bëhet i ditur nga nëj zëdhënës i Downing Street i cili foli gjatë mbledhjes së komitetit të qeverisë.

Kryeministri mbetet në terapi intensive, ku gjendja e tij po përmirësohet. Mund t’ju them se ai ka lëvizur nga shtrati dhe ka folur me ekipin mjekësor”, tha ministri i Financave në Britaninë e Madhe.

Ai ka kaluar tre net në terapi intensive, ka nevojë për oksigjen por jo për ventilator. Që prej shpërthimit të pandemisë më shumë se 7 mijë njerez kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe mbi 61 mijë janë infektuar në Britanë e Madhe. Shpresat që shifrat të ulen, ndeshen me paralajmërimin e ekspertëve që piku i koronavirusit nuk ka ardhur ende.

Festa e Pashkëve sjell një sfidë tjetër për autoritetet britanike, pasi qytetarët mund të thyejnë izolimin për të shkuar në plazhe apo për të fesuar me te afermit. Policia u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e vendosura dhe veçanërisht distancimin social.



2 Comments

  1. Boris Johnson erdhi ne pushtet duke u mbeshtetur tek shpresa per te ardhmen dhe duke mposhtur perhapesit e frikes, profetet e rremetit . Eshte e njejta force qe duhet per te perballuar kete grimce te inkurajuar apo krijuar nga djajte e kuq te lindjes per te gjunezuar perendimin e lirive. Prandaj sherimi i tij eshte nje lajm i mire edhe ne kontekstin e kesaj perplasje te re biologjike, por edhe qyteterimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *