• |
ide | kryesore

Ekspertët: Ky do të jetë vendi evropian që do të goditet më keq nga covid-19

Lajme, Të fundit



Shkencëtarët britanikë kanë kritikuar një model të ri të koronavirusit që parashikon se Britania e Madhe do të jetë vendi më i goditur në Evropë, nga pandemia, me një numër viktimash nga Covid 19 më i lartë nga ç’është menduar deri më tani. Parashikimi i zymtë ka ardhur nga instituti për metrikën e shëndetit dhe vlerësimin në universitetin e Uashingtonit. Sipas këtij parashikimi 66314 persona mund të humbin jetën si pasojë e Covid 19 në Britaninë e Madhe deri në fillim të gushtit.

Plani i qeverisë britanike për të luftuar epideminë, është mbështetur tek një studim i Imperial College of London, që thotë se izolimi dhe masat e distancimit social, me shpresë, do të kufizojnë numrin e viktimave nga 20 në 30 mijë. Por tani, shumë shkencëtarë në vend, po shprehin shqetësim për modelin e ardhur nga përtej oqeanit.

Sipas tyre, modeli bazohet në prezumime për mënyrën se si epidemia do të avancojë. Ai është i bazuar kryesisht tek eksperienca në vende të tjera dhe jo tek një modelim i vetë epidemisë. Metoda të tilla – thonë ata – janë ekstremisht të ndjeshme dhe mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike me ardhjen e informacioneve të reja. Modeli i fundit ndërkohë parashikon rreth 60 mijë viktima të koronavirusit në shtetet e bashkuara po ashtu.



1 Comment

  1. “Por tani, shumë shkencëtarë në vend, po shprehin shqetësim për modelin e ardhur nga përtej oqeanit”
    Per ke “oqean behet fjale ?

    “Sipas këtij parashikimi 66314 persona mund të humbin jetën si pasojë e Covid 19 në Britaninë e Madhe deri në fillim të gushtit.”
    Hajde parashikim,,, hajde!!! Kur behen parashikime, flitet me numra te rrumbullakosur: p.sh. rreth 66000 , po asnjehere 66314. Idiotizem pa kufi. Kur modeli matematik jep nje numer te tille, ata qe e interpretojne e rrubullakosin numrin, sepse ne kushtet qe ndodhemi, edhe llogaritjet me te besueshme (gje qe nuk eshte e mundur per momentin) nuk mund te parashikojne me saktesine matematike te nje personi nje numer te tille.

    ¨me shpresë, do të kufizojnë numrin e viktimave nga 20 në 30 mijë¨
    Sukses i madh , do e kufizojne nga 20 mije ne 30 mije !!! Me sa di une 20000 eshte 10000 me pak se 30000. Ksaj i thone qe ta rrisesh me 10 mije, jo ta kufizosh…

    Gazetari “vari karin”

    Eh kazan , kazan….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *