• |
ide | kryesore

Euro 2020 mund të mos jetë më shëtitës: koronavirus trondit Romën e Bilbaon

F1, Sport



Euro 2020 është shtyrë në 2021 për shkak të emergjencës koronavirus e tani mund të ndryshojë edhe format, të paktën sa i përket organizimit. Sipas asaj që bën të ditur Daily Mail, në fakt, kosto e pandemisë në termat e vdekshmërisë e krizës ekonomike po bën të reflektojnë shumë qytete mikpritës (Europiani është shëtitës) për të qendruar si të tillë, Roma e Bilbao të parat. Për më tepër, 10 nga 12 stadiumet e parashikuara kanë evente jo futbollistike të fiksuara për vitin e ardhshëm.

Uefa po studion situatën pasi Federata italiane e ajo spanjolle – bën të ditur gjithnjë gazeta angleze – kanë shprehur dyshime mbi mundësinë për ti qendruar impenjimit e të mirëpresin ndeshjet edhe në 2021. E gjithë kjo do të ngatërronte edhe më shumë mendimet e Ceferin. Numri 1 i Uefa-s nuk e ka pëlqyer asnjëherë plotësisht idenë e një Europiani shëtitës (formati ishte zgjedhur nga paraardhësi i tij, Platini) e kështu po rivlerëson projektin.

Një zëdhënës i Uefa i pyetur nga Daily Mail nuk ka konfirmuar, por as mohuar: “Për momentin qëllimi është të kemi të njëjtat qytete e të njëjtin kalendar të parashikuar për 2020. Por kalendari nuk është konfirmuar ende: jemi në kontakt me 12 qytete mikpritëse e shpejt do të ketë njoftime të reja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *