• |
ide | kryesore

Flet Rama: Hapja do të jetë graduale, mund të shkojë 3, 5 apo dhe 8 muaj

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa ndëshkuese shumë të ashpra në muajin maj për personat që do të shkelin rregullat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit. Në një intervistë për emisionin “Open”, Rama tha se këto masa mund të shkojnë deri në ekstrem, ndërsa shtoi se kjo bëhet për të kuptuar se “do hapemi, por nuk do luajmë me jetën”. Kryeministri shtoi se pas këtyre masave do të shihet ecuria, për t’i dhënë më pas mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe

“Hapja nuk do jetë si një “ditë çlirimi”. Do jemi në një hapje graduale pjesë – pjesë dhe do bashkëjetojmë me armikun. Do jetojmë me idenë e mund të na ndodhi ajo që nuk duam të na ndodhë. Do jetojmë në një botë tjetër për disa muaj, ku shumë vende thonë se mund të shkojë deri në 3 vite. Nuk do shkojmë në markete si më parë, por do ketë disa rregulla që do mbrojmë veten dhe të tjetër”, – u shpreh Rama.

“E bëjmë këtë për të treguar se do hapemi, por nuk do luajmë. Me këto masa do të shikojmë nëse do të na lejojnë shifrat që vijën nga “vija e zjarrit”, duke hapur për t’i dhënë mundësi punës të rifillojë në pjesën e saj më të madhe.

Nuk mund të hapim menjëherë restorantet e baret, për këto punojmë dhe do të kemi një rregullore të bashkëjetesës me armikun në territor. Duhet të përgatitemi për një jetë që mund të zgjasë 3, 5 apo 8 muaj me rregulla të reja. Më pyesin njerëzit a do shkojmë në plazh, unë shpresoj që po, por nuk do shkojmë siç jemi mësuar, do të respektojmë disa rregulla. Hapja do të jetë graduale”, – tha Rama.



16 Comments

  1. Rama Paradite: Jemi te lumtur sepse kemi me pak raste se sa prisnim.
    Rama Pasdite: Do te shtojme masat deri ne denim me burg.

    Rama Paradite: Do te nxjerrim nga burgu kriminelet per shkak te Covid19.
    Rama Pasdite: Do te kete denime me burg per njerezit qe dalin jashte.

    Kemi te bejme me nje bipolar te semure qe po merr ne qafe nje popull te tere per nje grip qe ka marre deri me tani 10 jete pleqsh me nga 3-4 semundje.

  2. Nalojeni kete psikomallist para se te beje gjemen ne kete vend !?Nje mendje ja thote te shtyje zgjedhjet e vitit tjeter !?Njeri qe flet per kufoma e te vdekur e thote per kundershtarin ato qe mendon vete,ky eshte totalishit i semure.

  3. Q e ai eshte i semur mendor ajo sdikutohet, por kam pershtypjen ai ndryshoi qendrim pasi degjoi idsa lajme nga amerika, qe ata do vazhdojne masat deri ne daljen e vaksines

  4. ky celsat e kashtes ka ne njeren dor dhe ne tjetren varet. problemi eshte qe deri ne fyt eshte zhyt keq. po do mari ne gremin dhe pellazgo iliret e lashte qe vec vetskllaverimit nuk kan asnje profesion tjeter.

  5. Ky eshte provokator narcizist banal! Ben c’eshte e mundur te jete ne qender te vemendjes..Nese doni ta denoni hiqni “like” tek faqja e tij!

  6. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

    1. Na çave dhe ti trapin me kete publikim te zerit te popullit! Kaq i dashurum paske qen me ate gazet sa e dike permensh!Ke nja 5 dit qe kete shkru!

  7. 3 deri 15. Sa diapazon i gjere.
    Per t’i dhene mundesi org. Prok. Gjykate te rjepin sa me shume.
    Ja vene 15 dhe ja ulin deri 3 per te vjedhur dhe me urdher te sulltanit.

  8. Na çave dhe ti trapin me kete publikim te zerit te popullit! Kaq i dashurum paske qen me ate gazet sa e dike permensh!Ke nja 5 dit qe kete shkru!

  9. Une them qe mos e hapesh fare. Lere keshtu dhe shiko sa durim kane keta, deri sa te te vijne ta hapin ashtu si ua ke bere borxh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *