• |
ide | kryesore

Gjermani/ 333 persona humbin jetën në 24 orët e fundit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Në Gjermani numri i viktimave është rritur ndjeshëm në krahasim me një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 333 persona, numri më i lartë i regjistruar deri tani, ndërsa ditën e djeshme ndërruan jetë vetëm 206. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 3434, njofton “Bild”.


Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.633 raste të reja, një rritje kjo më e lartë sesa ditën e djeshme ku u regjistruan vetëm 4,288 të infektuar.

Ndërsa numri total i personave të shëruar ka shkuar në 46.300, nga 36.081 që ishte ditën e djeshme.

Edhe pse ka rritje të teheksuar të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi, Gjermania po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në jetën publike dhe hapat e parë mund të merren pas Pashkëve, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

“Ne shohim një trend pozitiv, por ai duhet të mbetet i qëndrueshëm,” i tha Spahn gazetës. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të qëndroni të qëndrueshëm gjatë Pashkëve.”

2 Comments

  1. Sikur gjermania ishte mire thonin shpellkaret por per dy dite kane vdekur 900 qytetare me rezerva kjo shifer ashtu si di gjermania ti mbuloj te keqiat e veta,haku italian nuk vonon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu