Në Gjermani numri i viktimave është rritur ndjeshëm në krahasim me një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit humbën jetën 333 persona, numri më i lartë i regjistruar deri tani, ndërsa ditën e djeshme ndërruan jetë vetëm 206. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 3434, njofton “Bild”.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 5.633 raste të reja, një rritje kjo më e lartë sesa ditën e djeshme ku u regjistruan vetëm 4,288 të infektuar.
Ndërsa numri total i personave të shëruar ka shkuar në 46.300, nga 36.081 që ishte ditën e djeshme.
Edhe pse ka rritje të teheksuar të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi, Gjermania po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në jetën publike dhe hapat e parë mund të merren pas Pashkëve, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
“Ne shohim një trend pozitiv, por ai duhet të mbetet i qëndrueshëm,” i tha Spahn gazetës. “Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të qëndroni të qëndrueshëm gjatë Pashkëve.”
Sikur gjermania ishte mire thonin shpellkaret por per dy dite kane vdekur 900 qytetare me rezerva kjo shifer ashtu si di gjermania ti mbuloj te keqiat e veta,haku italian nuk vonon
as ai amerikan jo…