• |
ide | kryesore

Ibrahimovic kryen tradhëtinë e plotë: stërvitet me Hammarby

Sport

Zlatan Ibrahimovic po kalon karantinën në Suedi në pritje të kthehet në Itali për të rinisur stërvitjet në prag të mundësisë për të rinisur kampionatin. Dëshira për tu kthyer në fushë është aq e madhe sa sulmuesi ka marrë pjesë dot në një seancë stërvitore me Hammarby, klub tek i cili është bërë pronar me 50% të aksioneve nëntorin e kaluar. Një blerje që i tërboi tifozët e Malmoe, që vandalizuan statujën në nder të tij, para stadiumit të tyre. Por këtë herë tradhëtia e shtatlartit mund të quhet e plotë.

“Zlatan ka qenë në shtëpinë e tij në Stokholm me familjen e tij gjatë pauzës së sportit në Europë dhe kishte dëshirë të prekte sërisht topin. Natyrisht, ishim shumë të lumtur, kështu që ishte këtu sot dhe u stërvit me ne – ka shpjeguar drejtori sportiv i klubit suedez Jesper Jansson -. Gjatë pauzës kemi bërë stërvitje sipas dëshirës e të hënën do të rinisim stërvitjen kolektive. Sigurisht edhe Zlatan është i mirëpritur për tu stërvitur me ne, por mbetet për tu parë cfarë do të ndodhë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu