• |
ide | kryesore

Luftë frontale mes Lazios e Juventus: “Të nisin stërvitjet njëkohësisht teza qesharake e bardhezinjve”

Sport



Betejë për titull në fushë, por sic duket lufta vazhdon me të gjitha mënyrat për të arritur objektivin. Mes Lazio e Juventus është luftë frontale dhe e deklaruar dhe është Arturo Diaconale që vazhdon të shigjetojë Juventus, këtë herë duke sulmuar tifozët, por në thelb për të siguruar avantazhin e kohës së stërvitjes për bardhekaltrit. “Më japin gjithnjë pretekstin për të bërë polemika”, ka thënë përgjegjësi i komunikimit të Lazio, duke iu referuar kthimit në stërvitje: “Qesharake teza sipas tifozëve bardhezinj: të gjitha skuadrat duhet të rinisin stërvitjet njëkohësisht. Por është penalizim i padrejtë për ata që nuk i kanë cuar lojtarët e tyre në vendlindje e nuk duhet të presin 14 ditët e karantinës”.

Diaconalebën dallimin mes atyre që “lejuan lojtarët e tyre të largohen nga Italia, duke u ekspozuar kështu në karantinën e detyruar dy javore përpara se të rikthehen në stërvitje, që është procesi përpara rifillimit të kampionatit” (si Juventus e Inter, për shembull) në krahasim me ata që “preferuan të mos japin leje, duke parashikuar se herët a vonë do të rifillohej të luhej” (si Lazio).

https://www.facebook.com/arturo.diaconale/posts/1499967356844651



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *