• |
ide | kryesore

Messi shuan ëndërrat e tifozëve zikaltër: “Mirë që nuk i beson njeri”

Sport



Nuk do të jetë Inter në të ardhmen e Lionel Messi, e as rikthimi në Argjentinë tek Newell’s Old Boys. Pas disa ditëve ëndërra të bukura, mohime e zëra intrigues që erdhën nga Amerika e Jugut, ka qenë vetë Pleshti që ka qartësuar situatën, duke u pozicionuar: “Janë vetëm fake news”. Messi në Instagram ka etiketuar si të shpikura zërat për një tratativë me zikaltrit: “Mirë që nuk i beson njeri”, duke konfirmuar të ardhmen tek Barcelona.

Përmes një historie të postuar në Instagram, kampioni i Barcelonës e kombëtares argjentinase Lionel Messi ka mohuar kategorikisht tratativën që e shihte të transferohej tek Inter në dritaren e ardhshme të merkatos, ashtu edhe historinë e shpikur se ka qenë argjentinasi që ka paguar shumën e madhe për të liruar Ronaldinho nga burgu. Orët e fundit u përfol për një financim nga Barcelona, pikërisht nga Messi, për ti siguruar Ronaldonho të arrestuar në Paraguay, pagesën e garancisë që të kalonte në arrest shtëpie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *