• |
ide | kryesore

Një analizë ndryshe/ Mjeku: Shqipërinë e fali pandemia, por po e merr në qafë paniku

Lajme, Të fundit

Mjeku Gëzim Xhepa i bën thirrje Komitetit Teknik që merret me situatën nga Covid 19 në vendin tonë, t’i propozojë qeverisë lehtësim të masave shtrënguese pasi sipas tij, Shqipëria e ka kaluar pikun e pandemisë që në muajin shkurt.


Në një postim në rrjetet sociale, mjeku thotë se “‘ka ardhur koha të reflektojmë…, se nëse Shqipërinë e fali pandemia…, po e merr në qafë paniku…, që qoftë në aspektin ekonomik, ashtu dhe shëndetësor do të prodhojë shumë më tepër viktima, se sa numri minimal i viktimave të COVID-it…!!!


Mjeku i drejtohet ekspertëve të komitetit teknik se pas 4 javësh karantine, “nuk shohin realitetin në sy”.
Sipas tij, komiteti nuk e pranoi asnjëherë “tezën e pastër logjike mjekësore se epidemia shqiptare e kish kaluar pikun në muajin shkurt…!!! Asnjëherë se pranuat tezën se popullata shqiptare ashtu si dhe Italia e Jugut dhe Evropa Lindore është më rezistente ndaj viruseve të reja…, për shkak të mos deformimit të imunitetit nga vaksinat…!!!”

POSTIMI I PLOTE

THIRRJE MIQËSORE DREJTUAR KOMITETIT TEKNIK COVID-19

Një pyetje kam troç për Komitetin Teknik të Shpëtimit Kombëtar nga COVID-19… A ka ardhur koha të zbutet karantina, të rriten fashat orare, të lirohet lëvizja e mjeteve…?!!! Ka 4 javë që prisni pikun e epidemisë dhe ai nuk ju erdhi…!!! A e konsideroni epidemi një situatë, kur në testime në popullatë të targetuar keni rezultuar më më pak se 10% pozitivitet…!!! Asnjëherë nuk pranuat tezën e pastër logjike mjekësore se epidemia shqiptare e kish kaluar pikun në muajin shkurt…!!! Asnjëherë se pranuat tezën se popullata shqiptare ashtu si dhe Italia e Jugut dhe Evropa Lindore është më rezistente ndaj viruseve të reja…, për shkak të mos deformimit të imunitetit nga vaksinat…!!!

Kur deklarova publikisht në fillim të karantinës se ky virus po sillej butë me Shqipërinë, kisha avantazhin që nuk kisha përgjegjësinë tuaj për menaxhimin e situatës dhe ju mirëkuptova për mos dakordësinë tuaj…!

Por aktualisht, pas katër javë karantine, ju bëj përgjegjës, që nuk shihni realitetin në sy…!!!

Të nderuar kolegë, ju kërkoj të shihni kurbat e shfaqjes së rasteve të reja në pikun e ngjeshjes të njerëzve në gabimin qeveritar të ngushtimit të fashave orare, me tablonë epidemike aktuale të distancimit dhe disiplinimit me leje orare…!!!

Këto kurba nuk ndryshojnë dhe flasin për dobësinë e sjelljes së virusit…, si nē gjithë Vendet e Evropës Lindore…!!! I them gjithë këto, çiltër, pastër dhe me dashamirësi…, si kolegu – kolegut, pasi paniku juaj aktual i pa justikuar po fut në recesion ekonomik Shqipërinë…!!!

Këtë s’mund t’ia kërkoj as KM, as stafit politik që ju rrethon…, sepse ata nuk mund të reflektojnë për problematika të logjikës sonë profesionale…!!!

Dashur pa dashur guximi dhe vendimarja mbetet tek ju, duke zhveshur veten nga pandemia e panikut që ka kapluar botën…!!!

Ka ardhur koha t’i propozoni KM zgjerimin gradual të fashove orare të lëvizjes fillimisht deri në 16.30 dhe brenda javës në 20.30… Të lejohen lëvizjet me mjete private… Të hiqen lejet e lëvizjeve përjashto pensionistët… Të lirohen shërbimet dhe bizneset, ku dyndja e njerëzve mund të disiplinohet…

Edhe nëse i shihni me dyshim këto propozime…, të gjitha janë lehtësisht të rikthyeshme, nëse vërtetohen tezat e kundërta të panikut, që e shtyjnë në mënyrë alogjike epideminë deri në qershor…!!!

Ka ardhur koha të reflektojmë…, se nëse Shqipërinë e fali pandemia…, po e merr në qafë paniku…, që qoftë në aspektin ekonomik, ashtu dhe shëndetësor do të prodhojë shumë më tepër viktima, se sa numri minimal i viktimave të COVID-it…!!!

11 Comments

  1. Ja the mer Doktor ja the, por kujt ja the. Une asnjehere dhe ne asnje dite nuk e mora vesh qofte edhe te publikuar se kush eshte ky komitet. Ajo qe shoh cdo dite me ze dhe figure jane Pipero qe flet si mjek, Bino qe flet si mjeke, Fico qe flet si (nuk e di a eshte mjeke), Manastirliqiu qe flet si mjekpidhe dhe karoministrin qe normalisht edhe ketu shkelqen si karomjek. Pipero ka nja tre jave qe thote do vije, erdhi, po e kalojme, aty afer jemi ke piku, kurba, rritja, ngritja, ulja, ngrefja, shkrefja dhe keta te tjeret qe nuk merret vesh ca thone vetem numerojne e bejne pordhjeksione. Shkurt muhabeti keta jane nen kembet e ketij karit te gjate qe po na merr ne qafe dhe i kane dhjere mu ne mut profesionit. Keta dalin e thone cfare u thote ai. Urojme dhe shpresojme te ngrihet ashtu sic ndodh rendom ne cdo vend te botes ne raste fatkeqesish “Nje komision hetimor” per te hetuar dhe vleresuar te gjithe zinxhirin vendimmares dhe veprimet qe jane kryer. Kjo jo per te denuar njerez, por per ti thene qytetareve sa te afte e te zote i kemi ata qe kane celsat e kesaj pune ne dore

  2. “Por aktualisht, pas katër javë karantine, ju bëj përgjegjës, që nuk shihni realitetin në sy…!!!” – nga artikulli.

    Te lumtë doktor, i pari jeni që po thoni se kur do hapen gjërat. Dhe jo si ata mjeket servila te qeverise qe vetëm panik hapin. Bravo për guximin dhe uroj te mos hakmerren ndaj jush për të vërtetat qe po thua.

  3. te ai komiteti jane mbledhur ca palo njerez qe kane mbi 2 dekada qe vetem vjedhin fonde me shoqatat e tyre duke bere pune fallco me mbushje letrash dhe perhapje paniku. Gjejne shesh e bejne pershesh..
    Le te merret nje emision investigativ se si shperdorohen miliarda qe depistimet, parandalimet, promocioni, dezinsektimi, parandalimi, Jane MAFIE

  4. I gjithe qellimi eshte te krahasohemi artificialisht me Italine, Spanjen, Francen, SHBA etj. sepse ajo eshte e vetmja menyre qe lideri jone te dale legjendar dhe te thote se shpetoi shqiptaret nga vdekja. Sigurisht qe krahasimi me Kosoven me te cilet jemi gjenetikisht te njejte dhe lindoret e tjere me te cilet ndajme programin e vaksinimit e shkerdhen tablone qe duan te na servirin dhe duhet shmangur medoemos. Dhe kjo behet duke thene qe ne jemi po njesoj te rrezikuar sa amerikanet por fale Zotit Rama dhe Piperi jane me te afte se Trump e Fauci.

  5. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  6. I nderuar doctor, ky komitet eshte fiks si komiteti per rindertimin e pasojave te termetit qe goditi vendin tone vitin e kaluar I kryesuar nga ujku I financave shoku Arben hajduti,dhe keta te njejtin mission kane te vjedhin dhe te panikojne njerezit, nga njera ane krye gerdalla ai sy gerdoqa qe vetem ben presion me burg , nga frika se I iken pushteti nga ana tjeter ish kunata ,me kete keta duan te mbarojne dhe pako pune qe kane lene per gjysem ,ja pershembull sote jan lajmeruar qindra punonjes te alpetrolit per tu hedhur ne ruge u he qin buken e gojes,rast me te mire skan per te gjetur,gojet e liga thone se mbas kesaj qendron Olsi Rama ,opo e tha mir I ndjeri Pjeter Arbenori keta jane specialista jo socialista.

  7. Ke mesuar te bec koment vlla re ,po ku mesove ti o te qifte gomari ,na tregon dhe artikuj ti o nevojtore po ti deri ne gjashte numerone ,na mesove ti, mo shkruaj me te them ere se do te qi te zonjen ne shurrte more vesh apo jo.

  8. Ju qe shani per artikullin e salihut te zeri i popullit,une po ja u percjedh kete shkrim te salihut ne 84 qe ju zeri i shpellkareve te kuptoni me mire skizofrenine e E pileptikut salih qe me frymen Komuniste e te partise fliste per epidemite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu