• |
ide | kryesore

Nuk ka pushime në verë: në Angli i nisin lojtarët… tani!

Sport



English Football League, liga e dytë profesioniste e futbollit anglez, i ka ftuar klubet ti nisin lojtarët me pushime të përshpejtuara, duke parë pamundësinë për të rinisur stërvitjet përpara 16 majit. Sugjerimi vjen direkt nga një letër e presidentit të ligës Rick Perry në të cilën klubet informohen mbi skenarë të së ardhmes. Në komunikatë lexohet se do të jenë të nevojshme 56 ditë për të mbyllur sezonin e se në këtë mënyrë nuk do të jetë e mundur të shkojnë në pushime në verë. Shpresa është ajo për ti mbyllur turnetë mes qershorit e korrikut.

EFL kontrollon Football League Championship, Football League One e Football League Two, ose më saktë nivelin e dytë, të tretë e të katërt të futbollit ishullor, për një total prej 72 skuadrash. Në letër specifikohet që ajo e 16 majit është për momentin një datë, që mund të modifikohet në bazë të direktivave të autoriteteve shëndetësore. Përvec se siguron klubet se do të bëhet e pamundura për të zbutur impaktin ekonomik të situatës, Perry ka specifikuar se më shumë mundësi rinisja e kampionateve do të bëhet me dyer të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *