• |
ide | kryesore

Sërish konflikte midis Usher dhe Weekend

Paparazzi, Slider



The Weeknd, padyshim, është një nga artistët më të njohur të asaj që njihet si moody/alternative R&B. Si i tillë, këngëtari ka ndikim te artistët e tjerë dhe sipas tij, The Weeknd ka ndikuar edhe në krijimtarinë e Usher, një nga më të njohurit e kësaj rryme.

Në një interviste për Variety, ai u shpreh se albumi i vitit 2010 “House of Balloons” ka ndikuar te shumë artistë.

“House of Balloons padyshim që ka ndryshuar muzikën përpara syve të mi. Dëgjova ‘Climax’ [2012] të Usher dhe thashë me vete se ç’dreqin po ndodh. E dija që po bëja diçka të mirë, por u nevrikosa. Me kalimin e kohës, kuptova që është një gjë e mirë.” Në fakt, “Climax”, që fitoi si “Performanca më e mirë R&B” në Grammy 2013, pati si producent Diplo-n dhe ishte pjesë e albumit “Looking For Myself” të Usher, që solli edhe hite të tjera si “Scream”, “Dive”, “What Happened To U”, “Lemme See” etj. Në “Climax” qe si producent edhe Max Martin, i cili ka punuar me The Weeknd në “Beauty Behind The Madness”, “Can’t Feel My Face” dhe “In The Night”. Deri në këto momente, Usher dhe përfaqësues të tij nuk kanë reaguar.

Nuk është hera e parë që The Weeknd dhe Usher përfshihen në një “konflikt” pasivo-agresiv. Në 2016-n, në Billboard Music Awards, The Weeknd u shpreh se ishte artisti i rrymës R&B më i vlerësuar në historinë e Billboard, pasi fitoi 8 çmime, duke përfshirë “Top R&B Artist” dhe “Top R&B Album”. Më pas u detyrua të kërkonte falje, sepse në vitin 2004, Usher grumbulloi plot 11 çmime në Billboard.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *