• |
ide | kryesore

Studimi i Kembrixh/ Koronavirusi plasi që në shtator 2019, sot ka 3 lloje të tij

Kryesore, Lajme



Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë 3 lloje të mëdha të koronavirusit që po infekton njerëzit në të gjithë botën. Kjo hartë gjenetike e koronavirusit u hartua me kampionë të marrë nga 24 dhjetori deri në 4 mars ku u zbuluan 3 variante të dallueshme, por të lidhura ngushtë me njëra – tjetrën.

Janë studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit që zbuluan se virusi që tani gjendet në Wuhan, Kinë dhe Azinë Lindore (e konsideruar si pika zero për shpërthimin) nuk është virusi origjinal. Në këto vende shihet virusi i tipit B që e ka burimin nga virusi origjinal SARS-CoV-2 i cili kaloi te njerëzit nga lakuriqët përmes pangolinëve.

Tipi A i virusit është tashmë më i përhapuri në Amerikë dhe Australi. Një variant tjetër, i quajtur tipi C, e ka origjinën nga tipi B i Wuhanit, dhe u përhap në Evropë përmes Singaporit. Shkencëtarët besojnë se virusi mund të jetë vazhdimisht duke pësuar mutacione për të kapërcyer nivele të ndryshme të rezistencës së sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Pictured, a breakdown of the different coronavirus genomes and to which of the three major group they belong to. The lines indicate a rough split between the type. The larger the circle, the higher the amount of cases

Dr. Peter Forster, një bashkëpunëtor i Institutit të Kërkimeve Arkeologjike në Kembrixh i tha “Daily Mail” se ekipi i tij filloi të gjurmonte evolucionin e virusit në shkurt, pasi u bë e dukshme se përhapja ndërkombëtare ishte e pashmangshme. Në total u studiuan 160 gjenomë të virusit. Këto përmbajnë mostra prej rasteve të para në Evropë dhe Amerikë.

“Shumica e rasteve në Wuhan janë të tipit B ndërsa një lloj C i rrjedhur më vonë u shfaq dhe u përhap fillimisht përmes Singaporit në Europë. Tipi A është më i afërti me atë që gjendet te lakuriqët dhe pangolina dhe konsiderohet të jetë rrënja e shpërthimit të pandemisë. Ajo u gjet në Wuhan, por nuk ishte varianti më mbizotërues i qytetit” – tha Foster.

Methods used to trace the prehistoric migration of ancient humans was adapted to track the spread of the SARS-CoV-2 virus, which causes COVID-19

Dr Forster thotë se koronavirusi pësoi mutacion nga lloji A në B dhe në formën B, ai është më komod në sistemet imunitare të njerëzve në vendet e Azisë Lindore.

“Por, në Evropë ose Australi historia e imunitetit ndryshon për shkak të ekspozimit ndaj sëmundjeve të ndryshme me kalimin e kohës. Tipi B i virusit mund të mos lulëzojë jashtë Azisë Lindore dhe ka mundësi që ai ka pësuar mutacion për të mbijetuar në popullata të ndryshme. Tani jemi duke analizuar 1 000 gjenome të tjera SARS-CoV-2 për të konfirmuar këtë pasi shkalla e mutacionit duket se rritet jashtë Kinës” – shtron Foster.

Varianti C ka rrjedhur nga tipi B dhe është lloji kryesor i virusit në Europë dhe që gjendet tek pacientët e parë në Francë, Itali, Suedi dhe Angli. Studimi i Dr Forster nuk është botuar ende, por si sugjeron se infeksioni i parë dhe përhapja mes njerëzve të COVID-19 ndodhi në mes të shtatorit dhe fillim të dhjetorit. Shkencëtarët argumentojnë se këto metoda mund të ndihmojnë në parashikimin e pikave të nxehta globale në të ardhmen të transmetimit dhe rritjes së sëmundjeve. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. “Shkencëtarët argumentojnë se këto metoda mund të ndihmojnë në parashikimin e pikave të nxehta globale në të ardhmen të transmetimit dhe rritjes së sëmundjeve.“ (cituar lapsi.al). Pra, nqse do kete te ardhme se mesa duket ky do shfarose shume popullsi ne bote dhe keta studiues thjesht analizojne trupa te vdekurish se per te parandaluar nuk ka bir kurve qe te deshifroje kodin gjenetik te ketij virusi. Edhe nqse prodhohet vaksina eksperimentale, serish ai peson mutacion dhe vaksina nuk funksionon! Kjo eshte thjesht dora e Zotit per shume krime qe njeriu ben, per shthurrjen etj. Me ngjan si tregimi i Kulles se Babel qe njerezit per te treguar madheshtine ndertuan nje kulle te lart qe do arrinte qiellin. Deri sa erdhi ndeshkimi, qe filluan te flisnin gjuhe te huaj nga njeri – tjetri dhe keshtu u shperndane! Sa here qe raca njerezore e ka “dhjere” eshte ndeshkuar! Ndalet vetem nga Zoti, shkencetaret nuk na ndihmojne dot!

  2. publikon sot, një artikull interesant të botuar në 9 maj 1984 në gazetën “Zëri i Popullit”, nga pedagogu i Fakultetit të Mjekësisë së atëhershme, Sali Berisha.

    Artikulli titullohet “Njohja e epidemiologjisë së sëmundjeve, çështje kryesore në shërbimet e specializuara”.

    “Eshtë vënë re plogështi dhe vonesë e pajustifikueshme në drejtimin profilaktik në veprimtarinë e shërbimeve të specializuara.

    Mjekësia profilaktike mund të parandalojë në masë të konsiderueshme, jo vetëm sëmundje ngjitëse, por edhe shumë e shumë sëmundje të tjera”, shkruan Sali Berisha në artikullin e majit ’84 në “ZP”.

  3. Saliu vetë është një virus politik nga i cili Shqipëria vuan akoma. Trupi i sëmurë i Partisë Demokratike që nuk ka fuqi ta mposhtë këtë lloj virusi që fatkeqësisht ka mbërthyer edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Dhuna, agresiviteti, radikalizmi, anti-institucionalizimi, urrejtja dhe privatizimi i shtetit janë simptomat që shfaq virusi Sali në PD”, nënvizoi zv/ministri

  4. Meqë Shqipëria e qeverrisur nga lideri global, gjeniu më i madh i të gjitha kohërave,Edvin Kristaq Rama , tashmë është bërë kërthiza e botës, të gjitha institucionet shkencore më në zë të botës, universitetet e akademitë më të shquara, po meren me studimin , se kush është shkaktari i pandemisë botërore.
    Mendimi i përgjithshëm shkencor, po e vërteton gjithnjë e më kjartësisht, se fajet për lindjen e kësaj pandemie i ka “Saliu nga Viçidoli” e ky planet do të shpëtoje nga MESIA Rama.

  5. Simboli që i dallon të gjitha farmacitë e botës, nisur nga eksperienca e lashtë popullore e shërimit të sëmundjeve, është figura e gjarpërit, pasi nga helmi i tij janë bërë çodira për të shpëtuar jetë njerëzish.
    Shkencëtari i madh i përmasave planetare, Edvin Rama, fillimisht bëri zbulimin e madh se medikamenti shpëtimtar është kërpi, kanabisi , hashashi, e ka në plan që si fillim, për të shpëtuar nga pandemitë, të legalizohet kjo bimë e çmuar.
    Ndërkaq ai po punon me intensitet për të parë edhe vlerat e medikamenteve më të fuqishme , drogat më të forta si kokaina së cilës nuk ka kovid që tju dalë përballë.
    Tani shitoret e medikamenteve nuk do të quhen më farmaci po do të quhen drogeri.

  6. Saliu vetë është një virus politik nga i cili Shqipëria vuan akoma. Trupi i sëmurë i Partisë Demokratike që nuk ka fuqi ta mposhtë këtë lloj virusi që fatkeqësisht ka mbërthyer edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Dhuna, agresiviteti, radikalizmi, anti-institucionalizimi, urrejtja dhe privatizimi i shtetit janë simptomat që shfaq virusi Sali

  7. Nuk më shkoi në mend, sepse pas 30 vitesh të pretendoj që jam mjek është qesharake. Mjekësia ka një parim fondamental; së pari mos dëmto. Unë kam pasur një pasion të zakonshëm, por po e le të lë. Kam qënë 20 vite kardiolog. Nuk e sheroj dot më, unë mund t’i bëj masazhin e jashtëm por njohuritë e tjera të miat kanë avulluar tërësisht”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *