• |
ide | kryesore

Teatri Kombëtar kalon programacionin online

Paparazzi, Slider



Në ditë të tilla, ndjekja e një shfaqjeje në teatër ngjan një çmenduri. Prandaj, Teatri Kombëtar bëri të vetmen zgjedhje të zgjuar: E kaloi programacionin online, specifikisht në Facebook.
Përmes një postimi, TK njoftoi se “sonte në orën 19:00 do të ishte nata e parë e shfaqjes më të re online të Teatrit Kombëtar.”

“Ne nuk mund të ngjitemi në skenë, por mund të sjellim ‘skenën’ pranë jush” nëpërmjet trupës së teatrit dhe rrjeteve tona sociale, kërkojmë të gjendemi afër jush duke sjellë poezi dhe proza të interpretuara nga aktorët tanë, duke sjellë vepra të autorëve më të njohur shqiptarë dhe të huaj; duke sjellë intervista me të aktorët dhe duke u njohur me përvojat e tyre,” vijon postimi. “Të tregojmë se jeta vazhdon, teatri vazhdon dhe ‘shfaqja duhet të vazhdojë.’”
Programacioni i teatrit online për tre ditët e ardhshme është ky. Të gjitha shfaqjet nisin në orën 19:00.
10 prill – Poezi dhe prozë nga Dritëro Agolli me aktorët Dritan Boriçi, Luli Bitri dhe Arben Derhemi
11 prill – poezi dhe prozë nga autorë italianë me aktorët Ina Gjonçi, Anila Bisha dhe Donald Shehu
12 – Anatomia e një aktori, intervistë me Olta Dakun



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *