• |
ide | kryesore

Tenori italian Andrea Bocelli do të mbaj koncert pa publik për pashkë

Paparazzi, Slider



Tenori italian Andrea Bocelli do të mbajë një koncert pa publik për Pashkë në Duomo, në Milano.

Koncerti do të jetë të dielën e kësaj jave në orën 19:00.

“Disa ditë më parë e kam marrë në telefon” – ka thënë kryetari i bashkisë, Giuseppe Sala, në videon që çdo ditë poston në rrjetet e tij sociale – dhe ai ka thënë ‘prezent’ dhe të thënit prezent do të thotë që do të jetë këtu në Milano në orën 19 të dielen e Pashkëve në një Duomo bosh.

“Në ditën që festohet besimi në jetën që triumfon, jam i nderuar dhe i lumtur t’i përgjigjem ‘Po’ ftesës së qytetit dhe Duomos së Milanos”, ka thënë Andrea Bocelli i cili konfirmuar koncertin e Pashkëve në Duomo.

“Besoj në forcën e lutjes së bashku, besoj në Pashkët e krishtera, simbol universal i një rilindjeje, në të cilën, besimtarë dhe jo besimtarë, kemi nevojë tani”- shton tenori, i cili do të shoqërohet nga Emanuele Vianelli, organist i Katedralës.

“Falë muzikës, që do të jepet në streaming, do të përqafojmë këtë zemër që rreh të Botës së plagosur. Milanoja bujare, aktive, kurajoze dhe e gjithë Italia do të jenë sërisht dhe shumë shpejt, një model fitimtar, motor i një rilindje për të cilën të gjithë shpresojmë. Do të jetë një gëzim ta dëshmojmë, në Duomo, në festën që ngjall misterin e lindjes dhe rilindjes”, tha Bocelli më tej.

Koncerti, pa publik, do të transmetohet nga ora 19:00 të dielë më 12 prill, në kanalin YouTube të tenorit me famë botërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *