• |
ide | kryesore

Aktori turk i bashkohet ‘ La Casa de Papel’

Paparazzi, Slider



Serialit shumë të famshëm të Netflix-it, “La Casa de Papel” do t’i bashkohet një prej aktorëve më të famshëm turk.

Bëhet fjalë për Aras Bulut Iyenmli i cili njihet nga roli i “Jamaçit” në serialin “Çukur” dhe “Memo” në filmin që përloti botën “Mrekullia në qelinë nr.7”. Sipas mediave turke, aktori 29-vjeçar ka marrë një ofertë për të luajtur në “La Casa De Papel”. Po i njëjti burim bën të ditur se Aras Bulut do të luajë rolin me emrin “Stamboll”. Ky rol do t’i hapë dyert drejt karrierës ndërkombëtare aktorit. Falë rolit të tij në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”, Aras Bulut arriti të vlerësohet botërisht dhe ka marrë oferta të shumta.



1 Comment

  1. Na plasi e shkreta per historite e turqeve! Te perzihzet stomaku me keto “lajme” qe ulin dinjitetin shqiptar para tuqeve fanatike! Nuk i interson njeriu besoj, sado pak evropian qofte! PS: Si mund te afrohemi ne me evropen duke qene te permbytur me seriale turke e me lajme per jeten e aktoreve turq kur per aktoret tane e evopiane rralle here shkruhet ndonje lajm???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *