• |
ide | kryesore

Analiza/ Rama kthen pllakën me të pasurit: “Shisni vilat dhe jahtet, paguani punëtorët”

-Instant, Kryesore, Lajme

Edi Rama nuk po di ç’të bëjë me të pasurit e tij. I akuzuar prej shtatë vitesh se qëndron në pushtet vetëm për të mbrojtur interesat e tyre, kryeministri me sa duket e ka kuptuar, se në këtë kohë, kur varfëris po kanos të shndërrohet në kërcënim për jetën, ai nuk mund të mbajë më këtë imazh. Dhe të enjten në mbreëmje, në Open tek Eni Vasili, kryeministri përdori një zhargon që do ta kishin zili edhe radikalët më ekstremë të së majtës: “Shisni jahtet dhe vilat e treta dhe paguani puntorët” iu drejtua ai me një gjuhë të ashpër biznesmenëve më të mëdhenj të vendit (video poshte).


Por, nervi i Ramës nuk shfaqej vetëm në thirrjen për të shitur pasurite e tyre të luksit. Nervozizmi i tij vërehej në fjalorin e përdorur duke e i etektuar si “Këta” ose “Këtyre” oligarkët pranë tij, me të njëjtën gjuhë që ai përdor edhe për mediat e kazanit dhe makinerinë e baltës së opozitës.


Ai ka quajtur kërkesa absurde në këtë kohë lufte ato të biznesit të madh për të mos paguar energjinë elektrike apo TVSH në në këtë kohë. “Ju nuk mund të suleni mbi arkën e shtetit për të marrë fitimin e munguar, ju nuk do të fitoni por do të humbni nga lufta” i është drejtuar ai më të pasurve të këtij vendi. “Fatura e dëmshpërblimit të këtyre është sa buxheti i gjithë pensioneve” ka shtuar ai.

Në stilin e vet të njohur për të kundërvënë grupime shqiptarësh përballë njëri tjetrit kryeministri tha ne në fokusin e tij janë të varfrit që mezi sigurojnë një rrogë dhe jo të pasurit (video poshtë)

Por pasi konstaton këtë ndryshim radikal gjuhe dhe qëndrimesh natyrshëm lind pyetja: Pse ky transformim?

E vërteta është se, që më parë, Edi Rama e kishte vërejtur se pasi i ka joshur oligarkët pranë vetes me koncesione e tendera pa garë, pasi i kishte falur atyre mbi 100 milionë euro me përgjysmimin e tatimit mbi dividentin (linku poshtë), me qeverisjen e tij ai po e shpinte vendin drejt një konflikti mes të pasurve dhe të varfërve.

Denoncimi i fortë i Metës/ Si ndau Rama 100 milionë euro me oligarkët

Si pasoj e kësaj muajt e fundit edhe pa ndodhur kriza e kovidit janë shtuar shumë jo vetëm nga opozitarët por edhe nga grupime radikale thirrjet për bojkotimin e produkteve të oligarkëve, si shenja me dukshme e këtij konflikti që po ravijëzohet në shoqëri.

Duke nuhatur këtë, kryeministri i thirri në tetor të vitit të shkuar 200 më të pasurit e vendit, për të thënë se ata duhet të silleshin në mënyrë më njerëzore ndaj kësaj klime që po krijohej kundër tyre.

Rama i shqetësuar: Po shtohen thirrjet për djegjen e bizneseve dhe shtëpive të “oligarkëve të urryerr”

“Ju i keni dëgjuar ftesat për të djegur ndërmarrjet tuaja, bankat, bëhen ftesa për ti’u turrur shtëpive tuaja” u tha Rama biznesmenëve në 4 tetor. Ai iu propozoi atyre që të bëheshin lokomotiva morale të shoqërisë duke investuar nga paratë e tyre për më të pamundurit dhe më të vobektët duke “dhuruar” 2% të dividentit që ndajnë në fund të vitit për qëllime bamirësie (video e fjalimit në linkun poshtë).

Andi Bushati:Rama, kirurgu estetik i oligarkëve

Me sa duket edhe lideri i së majtës shqiptare e ka kuptuar se në sistemin ku jetojmë kapitali është i prirur vetëm të zgjerohet dhe nuk ka pikë ndjeshmërie për uljen e pabarazive apo zbutjen e varfërisë. E duke qenë se kriza ekonomike pas pandemisë pritet të jetë e fortë dhe rrezikon të shoqërohet edhe me tensione sociale, në vend të karrrotës që u ofroi në tetor, kryeministri ka vendosur ti tregojë të pasurve shkopin.
Vetëm kështu mund të shpjegohet gjuha e tij e ashpër ndaj tyre në open. Vetëm kështu ka sens thirrja e tij se para tyre duhen ndihmuar të varfërit. Vetëm kështu merr kuptim thirrja prej militanti të ekstremit të majtë: “Shisni vilat dhe jahtet dhe paguani punëtorët”.

©Lapsi.al  

 

 

33 Comments

  1. KA nje problem te vogel shume te madh ne kete histori. Ato vilat dhe jahtet ne shumicen e tyre tashme duhet te ishin konfiskuar sepse jane krijuar nga vjedhja e buxhetit te shtetit, evazioni fiskal dhe flirtimi me krimin e organizuar. Pasaniket duhet te paguajne per demet qe na kane bere dhe ne te njejten kohe te shpaguhen per demet qe i beri virusi sic po ndodh ne fakt ne cdo vend normal. Parate nuk u shkojne atyre por me shume punetoreve dhe ekonomise reale.

  2. Populizem…Te gjithe ata qe kane koncesione apo PPP-ra , tendera etj leket i kane marre..dhe ky u ka marre %….Tani per tu bere qejfin idioteve qe mbushin rruget, leshon ndonje fjale dhe hakerehet (me siguri ndonjerit qe nuk e ka paguar akoma)..jane bere normale keto budallalleqe!

  3. Shit Vilen e Surrelit qe ti paguash 140 Milion Euro Françesko Beketit dhe 14 milion Euro Vjehrrit te Bashes,
    plus edhe 800 milion Euro demshperblime nga gjyqet e humbura me qytetaret shqiptare ne Gjykaten e Strasburgut.Pronaret paguajn taksa Shtetit,me te cilat jeton edhe ti,prandaj ne keto momente papunesie,
    puntoret kalojn automatikisht ne asistence sociale.Surrels drogaxhi,edhe per rastetet e termeteve ne Shtator
    dhe ne Nentore nuk kishe fonde emergjence,dhe kjo eshte e denueshme me ligj,qe do te thote,se ti duhet te
    ishe me koh ne burg.Dy nga tre ndertesat qe u shemben ne termetine Nentorit ne Thumane ku vdiqen 27 veta,
    ishin shpallur te pabanueshme qe ne termetin e Shtatorit!Kush pergjigjet per keto jete njerezish?

  4. Propagante vites 90, o Edo nuk i hajme me keto shqiptaret, mbase duke fol gjithe diten ke fillu me besu ato qe thua. Fati me i madh i joti eshte qe Luli eshte vk dhe po te mban ty gjalle, por edhe kjo do kete nje pike qe do kaloje, sepse gjendja eshte katastrofe fare jo per faj te koronavirusit por te paaftesise dhe korrupionit te madh te rilindjes edhe ty si kryetar.
    Ti po e kalon kete situate duke i mbyll njerezit ne shpi edhe duke i permend cdo dite vdekje, lufte, por mos kujto qe njerezit nuk kuptojne qe je totalisht i paafte dhe qe:
    LEKE SKA, KOMPESIM QERAJE SKA, RESPIRATORE TE RINJ SKA, MATERIALE SKA, SPITALE TE RINJ SKA, TAMPONA SKA.
    Edhe kosova qe eshte shtet vk ka i program me te sakte. Programi jot eshte vetem fjale, jo paketa 1 jo paketa 2 jo treshi, vetem fjale. Totalish deshtim.

  5. Jo more djema nuk pjerdh me ky per te pasurit ose -oligarket-si quhen keta qe kishe rreth vetes,se do iki ne -ITALI-se e duan Italianet,apo nuk e pate sondazhin e REP-TV-se te Karo Bolinos qe e dhuronin po thuaj se sa -KONTIN-

  6. Kjo menyre te shprehuri eshte strategji komplekse dhe nuk eshte thjesht nje ide e Rames. Kjo eshte strategjia qe perdoren komunistet gjate luftes per te ardhur ne pushtet dhe me vone per te mbajtur pushtetin. Natyrisht ne bashkepunim me grupin e tij i kane bere ca ndryshime per t’iu pershtatur kohes, por eshte thjesht e njejta strategji me ca arnime. Kush e ka studjuar historine e Shqiperise ne shek. XX, e kujton qe krahas armikut te huaj, luftoheshin edhe pasaniket si te shitur tek pushtuesi, luftohej cdo lloj ideologjie qe binte sadopak ne kundershtim me partine shtet, e gjithe e keqja ka ardhur nga keta e perralla te tjera. Vec kesaj, komunizmi shqiptar, “punonte” shume edhe ne drejtim te percarjes se njerezve. Behej fjale per nje shtet te dobet te porsadale nga nje lufte qe kishte shkaterruar thuajse gjithe boten. K.Penal i kohes parashikonte denime te renda per secilin qe mund t’i lindte nje ide ne kundershtim me “vijen revolucionare” te partise etj. Gjithashtu gjate gjithe periudhes komuniste, u luajt me psikozen se jemi nje vend ne lufte dhe duhej te pergatiteshimdhe per kete u ndertuan 700 mije bunkere, duke hedhur ne ere me miliarda leke te popullit ne ndertime qe nuk sherbyen per asgje. Gjithashtu, kush di fakte nga jeta e Hoxhes, shume kollaj mund te gjeje analogji me jeten e Rames. Te dy te pashkolle me nje pseudokulture te krijuar duke huazuar shprehjet e te tjereve dhe te dy me nje periudhe te jetes se kaluar ne Paris duke u marre me pune jo fort te ndershme. Rama njelloj si Hoxha, pasi eliminoi intelektualet e vendit dhe me pas edhe ata te partise se vet, aktualisht po shfrytezon gjendjen e emergjences per te bere deklarata se jemi ne ne gjendje lufte, se lufta po merr jete njerezish e budallalleqe si keto. Tani po pergatitet qe me ane te eunukeve te tij te kaloje edhe ndryshime te K.Penal, ku me rende denohet dikush qe del nga shtepia se dikush tjeter qe vret njerez. Duke pare se e gjithe bota pritet te kete nje recension ekonomik ndoshta me te rende se ai i 1929 dhe qe parashikimet jane qe bota mynd te kthehet 20 vite pas, si dhe duke ditur qe Shqiperia me nje ekonomi shume te dobet do dale nga kjo “lufte nacinalclirimtare”, e shkatertuar ne kuptimin e plote te fjales ku, nese deri dje afro 20% e popullsise vuante per buken e gojes ndersa kjo shifer pas “luftes” te udhehequr trimerisht nga Rama, kjo pjese e popullsise do rritet frikshem dhe nuk dihet se cfare mund te ndodhe, po mundohet ta kanalizoke ne nje lufte lunder te pasurve. Ne kete aspekt ndihmohet edhe nga mentaliteti negativ shqiptar qe nuk kerkon te barazohet me te pasurin, por kerkon qe i pasuri te barazohet me te varfrin. Pra po mundohet te kunderveje te varfrit, numri i te cileve shtohet cdo dite, ndaj te pasurve nje pjese te mire te te cileve i ndihmoi vete qe te beheshin edhe me te pasur me leket e buxhetit. Me kete gje, ai kerkon jo vetem te fitoje pike, por te fshihet pas atyre qe jane me shumte ne numer, duke shpresuar se do ia harrojne “bemat” ne krye te shtetit dhe duke shpresuar edhe se njerezit jane aq injorante sa ta besojne akoma. Shprehje te tilla populiste, do kete shume qe do i besojne dhe ai shpreson qe do kete shumicen. Vete sondazhi i Car-bolit qe e nxori Ramen si nje nder udheheqesit me te dashur per italianet (keta te fundit ne masen 90% nuk dine se ke ka kryeminister Italia, jo ke ta njohin kryeministrin shqiptar), eshte dicka e kopjuar nga Hoxha i cili ishte ne krye te revolucionit proletar mbareboteror. Por Rama duhet t’i beje llogarite mire dhe te kuptoje se shqiptaret e 2020, jane ku e ku me te zhvilliar se ata te 1944, por jo vetem kaq, ka shume shqiptare qe sot e dine se cfare ka ndodhur ne keto 75 vitet e fundit dhe nuk do jete aq e kollajte t’i genjeje dhr kjo menyre sjelljeje mund t’i kthehet ne boomerang. Perfundimi nuk dihet si shkon

  7. Or Nastradin Rama,a nuk po e kupton se ne 7 vitet qeverive te tua,e zvoglove deri ne zhdukje klasen e mesme te popullsise!!??Keto qe thua e kerkon zotkoqe jane pordhe me rigon.
    Je mesu me kriju hendeqe n’mes popullsise,sidomos VERI-JUG,,tashti po krijon Frontin Nacional Clirimtar,per te luftu kunder “Bejlereve e Agallareve”.DHe mendon se do tu’a konfiskosh pasurine,eahhh!!???
    GABIM,jena ne shekull tjeter.Nuk i han ma kush ato.
    Asht detyre e qeverise qe te kompensoje financiarisht te gjithe ato qe per shkak te pandemise,kane humbur punen.Natyrisht ato qe kan paguar taksat rregullisht.Keshtu ndodh ne vendet ku ka shtet demokratik, dhe jo parti-shtet si k’tu te Ne.

  8. Bushat mos perdor pseudonimin Shkulaq.Lufta e te pasurve eshte njelloj si lufta e Shkullakut ndaj te varfeve.
    Demokrat,aristokrat
    Bumb kopacja ver parate.
    Thote Noli.
    Rama i perdor te pasurit dhe te varferit si tja doje suma dhe situata,por gjithmone del fitimtar.P.sh Shkullaku ose pseudonimi I paemer nuk ka ka asnje merite personale,as si gazetar as si njeri,vetem nderron fleten njelloj si Rama,por humb gjithmone.
    Rames i lumte suma se me tipa mediokersh si Shkulaku ose teorikesh jeton edhe 10 vjet.
    Asnje nuk ka moral me shume qe te kerkoje llogari,vetem populli vendos.
    Fitimtari nuk gjykohet,mjere te humburit.

  9. Po oligarket e lulushit qe i shiten vilen 2 milion euro i kap ky fjalimi i rames o stalin e zigur dhe ti byroisti partise

  10. Armë nga Shqipëria

    Një nga metodat e përdorura për furnizimin e Ruandës me armë është ajo që autorët e quajnë: “Metoda anglo- franceze e detit të hapur”. “Sekserët dhe tregtarët britanikë kanë përdorur kompani nënkontraktore me bazë në vendet pa taksa, për të kryer aktivitetet e tyre në Ruandë”, shkruajnë autorët bazuar në përgjigjet e marra nga personeli i avionëve britanikë, që kanë qenë të involvuar në furnizimin me armë të ruandezëve në ekzil dhe të milicisë hutu. “Avionë mallrash të regjistruara në Afrikë, por me bazë në Europë kanë ndihmuar për tregtinë e fshehtë të armëve,” thuhet në libër, ku jepet si shembull pohimi i bërë nga një pilot britanik dhe një person që është marrë me ngarkesën e mallit.

    “Një pilot britanik dhe një punonjës i ngarkesës pranuan se në maj të vitit 1994, një avion i një kompanie britanike fluturoi bosh nga Oostendi i Belgjikës deri në Tiranë, ku u mbush me armë të vogla nën kontrollin e oficerëve izraelitë. Aeroplani fluturoi në Goma, ish Zaire, pa asnjë lloj kontrolli doganor dokumentacioni për ngarkesën, duke përfshirë edhe rimbushjen me karburant në Kairo. Ata thanë se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm se fluturimi i tyre kishte të bënte me transport armësh. Pastaj menduan se kishin të bënin me një tregti midis qeverive, deri sa panë se në Kigali nuk u bë asnjë lloj dokumentimi,” shkruajnë autorët, duke shtuar se ekuipazhit të avionit i kujtohet që ka bërë gjatë asaj kohe edhe fluturime të tjera nga Shqipëria, Bullgaria dhe Izraeli.

    Për disa fluturime nga Shqipëria dhe nga Izraeli në drejtim të Gomas dhe Kinshasas flasin edhe dokumentet e gjetura në vitin 1996, nga dy gazetarë të “Corriere Della Sera” në një kamp refugjatësh në Mugunga. “Këto dokumenta konfirmojnë pohimet e ekuipazhit britanik për fluturimet e fshehta ndërmjetësuar nga agjentë perëndimorë. Shtatë transporte ajrore të armëve të vogla me vlerë 6,5 milionë dollarë janë bërë nga Tirana dhe Tel Avivi nga mesi i prillit deri në mes të korrikut të vitit 1994, për forcat që ishin duke kryer vrasjet masive për të cilat mediat ndërkombëtare raportonin përditë”, shkruajnë Johan Peleman dhe Brian Wood. Ata tregojnë edhe për milionat “e humbura” rrugës, dhe një biznesmen francez që ia kërkon zyrtarëve hutu të ministrisë së Mbrojtjes në Ruandë, si dhe për mbledhjen e armëve për masakrën tjetër, atë në Brazavillë, Kongo.E

  11. Hollivudi ka bere nje film vetem per shitjen e armeve nga Shqiperia nga disa rrugace qe jane unikale.
    Eshte hera e pare ne historine e Shqiperise qe Familja Berisha perfshihet ne kete biznes duke e vulosur me Gerdecin.Djali i Familjes Berisha del nje padron qe vret nga i do shpata.Kete subjekt nuk ja ka dhene Rama por Gjykata amerikane.
    Pordhet e Shkullakut jane pa ere ,vetem te gerricin bythen .
    I paemer na bej nje hartim per te drejtat e te varfeve nga vila e Metes.

  12. Saliu vetë është një virus politik nga i cili Shqipëria vuan akoma. Trupi i sëmurë i Partisë Demokratike që nuk ka fuqi ta mposhtë këtë lloj virusi që fatkeqësisht ka mbërthyer edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Dhuna, agresiviteti, radikalizmi, anti-institucionalizimi, urrejtja dhe privatizimi i shtetit janë simptomat që shfaq virusi Sali në PD”, nënvizoi zv/ministri

  13. Një nga vendimet që ka pas marrë si ministër Shëndetësie, por që i ngeli rrugës, ka qenë mbyllja e Spitalit Infektiv. Për fat nuk e mbylli dot, pasi ra kolera në Kuçovë. Me mendtë e tij, tani do ishim dhe pa Spital Infektiv,kush eshte ministri i pd te salihut qe ka dashur ta beje kete gjemen

  14. Plasni nga inati ju shkruesa te paguar nga Luli. KM me keto te mira e me kete pune te jashtakoneshme

    qe po ben do ta kemi edhe per shume mandate te tjere si udheheqes.Natyrisht si nje baba i dashur

    por i rrebte do ngjalli edhe pakenaqesi per masat e marra por nje dite emri i tij do skalitet me germa

    te arta ne librin e historise si shpetimtari i ketij populli ne ditet e tij me te veshtira.

    Po te kishim fatin qe ky KM te ishte udheheqesi jone qe nga Dhjetori 90 atehere Shqiperia do

    te ishte nder vendet me te zhvilluara te botes dhe nuk do te braktisej ne mase nga te rijte si

    tani, nuk do te kishte varferi te tejskajshme si tani, nuk do te kishte korrupsion kapilar si tani

    nuk do ishte futur krimi deri ne parlament e te miratonte ligje per ata qe respektojne ligjet

    dhe rregullat etj etj etj.

    1. Qen rrugesh ky i paemri osé vete llumi. Degjo ti or pleh, jo disa mandaté te tjera por te. mbylle kete do jeté me fat, nevojtorja

  15. Kur flet Rama kunder pasanikeve, nuk e di pse por me kruhen koqet !
    Shit vilat e Surrelit ti i pari dhe pastaj kerkoju te tjereve o Gar!

  16. Burri s’ duhet të jetë kurrë pishman me vdek”, ajo nuk është karshillëk ndaj vdekjes por është esencë e asaj që të gjithë jemi vdekatarë. Unë nuk kam frikë, por respektoj me rigorozitet të madh karantinën për tu mbrojtur nga një armik i egër”, tha Berisha

  17. Nuk më shkoi në mend, sepse pas 30 vitesh të pretendoj që jam mjek është qesharake. Mjekësia ka një parim fondamental; së pari mos dëmto. Unë kam pasur një pasion të zakonshëm, por po e le të lë. Kam qënë 20 vite kardiolog. Nuk e sheroj dot më, unë mund t’i bëj masazhin e jashtëm por njohuritë e tjera të miat kanë avulluar tërësisht”, tha Berisha.

  18. Sali Berisha për vete rri i mbyllur brenda nga frika e vdekjes, kurse shkodranëve u thotë ngrihuni dhe thyeni “diktaturën” e Edi Ramës.

    Po të jetë kështu, ai duhet ta thyejë i pari karantinën e të dalë në rrugë, se komandati duhet ta udhëheqë luftën.

  19. Ja shikoni o shpellkare kush eshte salihu nje frikacak malok i rritur nga enveri qe tani rri si mut ne shtepi dhe ju jep juve shpellkar per dite Mut te hani

  20. Edhe Enveri edhe Saliu ta paskan qire motren dhe gruan o ipa emer mavi,Nuk paske faj qe po ha mut ne c’do faqe nga kater pese here.Ne kohen e Enverit -sekretaret-,ne kohen e Berishes,po sekretaret te adoptuar ne kryetare -PS-je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu