• |
ide | kryesore

Detajet/ Si u arrestua Orges Bilbili, ‘killeri’ i Lushnjes që tentoi vrasjen e nipit të Aldo Bares (Masakrat që përgjakën qytetin 3 vitet e fundit)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Tirana dhe Lushnja duket se për pak orë e harruan koronavirusin, ku arrestimi i Orges Bilbilit, risjell në vëmendje disa nga vrasjet më të bujshme që kanë ndodhur në vend gjatë viteve të fundit.

7 operacione kanë zhvilluar forcat RENEA në Lushnje dhe rrethinat e qytetit për të arrestuar Orges Bilbilin. Në të gjitha këto operacione sekrete, Orges Bilbili dhe shoku i tij Laert Haxhiu kanë shpëtuar.

Të dy janë kthyer në tmerrin e Lushnjes në 3 vitet e fundit. Gjithçka filloi në vitin 2017-të ku Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu vranë Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin. Ngjarja që u cilësua si “Masakra e Lushnjes”, kishte në objektiv vrasjen e nipit të Aldo Bares, Xhulio Shkurtin, por ky i fundit i shpëtoi atentatit.

Pas kësaj vrasje, duket se përplasjet ne Lushnje sapo kishin filluar. Disa atentate dhe plagosje kanë ndodhur përgjatë dy viteve të fundit, ku pas tyre dyshohet se fshiheshin ata që në qytet cilësoheshin si “killera”.

Orges Bilbili dhe Laert Haxhiu në Lushnje njihen si rivalët e nipave të Aldo Bares. Edhe vrasja e ndodhur në tetor të 2019-së, ku u ekzekutua Enver Boriçi, daja i Zamir Latifit të vrarë në 2017-në, dyshohet se qëndronin pikërisht Orges Bilbili dhe Laert Haxhiut, por asnjëherë nuk u gjetën prova.

Kur RENEA po e kërkonte në Lushnje, duket se Orges Bilbili fshihej në Tiranë. Ai dyshohet se fshihej në një banesë të marrë me qira në zonën e Xhamllikut dhe dilte vetëm për të blerë ushqimet e nevojshme.

Rastësia e “takimit” me policin

Në rrugën ” Sitki Çiço”, në afërsi të një shkolle, punonjësi i Policisë së forcës së posaçme “Shqiponjat”, i ka kërkuar një shtetasi lejen e daljes dhe dokumentin e identifikimit.

Shtetasi Orgest Bilbili, 30 vjeç, nga Lushnja, e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Punonjësi i Policisë e ka ndjekur dhe gjatë ndjekjes 30-vjecari i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë, duke e kërcënuar për ta vrarë.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, punonjësi i Policisë ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën, për të qëlluar punonjësin e Policisë.

Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, ka qëlluar në drejtim të 30-vjeçarit, duke e plagosur atë.

 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *