• |
ide | kryesore

“Dikush ka vënë duart tek arka”: tek Barcelona ka një hajdut, dorëhiqen 6 anëtarë

F1, Sport



Nuk ka paqe për Barcelonën. Gati me intensitetin e cdo dite në Camp Nou ka një problem, një përplasje, një sherr, një pakënaqësi. Këtë herë kaosin e ka lajmëruar para kohe e përditshmja politike katalanase La Vanguardia: 6 dorëheqje nga bordi drejtues i klubit të presidentit Josep Maria Bartomeu, që e gjen veten për Pashkë me 12 anëtarë, përvec atij. Bordi mbahet ende në këmbë, por situata bëhet cdo ditë më e rëndë. Gjashtë disidentët kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, për momentin të parashikuara në 2021 e në të cilat Bartomeu nuk mund të marrë pjesë duke qenë se i ka ezauruar tre mandatet e lejueshme si president.

DISIDENTËT – Kanë dhënë dorëheqjen dy zëvendëspresidentët, Emili Rousaud e Enrique Tombas, e katër drejtues, Silvio Elias, Maria Teixidor, Josep Pont e Jordi Calsamiglia. I pari është një emër kyc: në janar Rousaud u zgjodh si zëvendërpresident institucional, detyrë vakante nga tetori 2017, nga Bartomeu. As tre muaj më pas, të dy janë në luftë të hapur. Rousaud i intervistuar sot nga radio Katalanase Rac1 ka shigjetuar sërisht Bartomeun: “Po, jam i sigurtë se dikush ka vënë duart tek arka. Nuk e di se kush”, ka qenë përgjigja ndaj pyetjes mbi keqpërdorim të ekonomisë së klubit.

BARÇAGATE — Të gjashtë kanë shkruar një letër në të cilën shpjegojnë se nuk mund të qendrojnë për dy motive kryesore: moakordim në administrimin e klubit e zhgënjim për administrimin e Barçagate, skandali i profileve sociale të paguar (1,2 milionë euro) nga Barça për të hedhur baltë mbi persona të ndryshëm, përfshirë Messi. Barça i besoi PËC një hetim rezultatet e të cilit po vonojnë të duken, e personi i vetëm i pezulluar për skandalin është Jaume Masferrer, njeriu shumë i afërt i Bartomeu, që jo vetëm po merr pagën, por nga një pozicion i devijuar po vazhdon edhe të punojë.

ZGJEDHJE TË PARAKOHËSHME – Për të gjithë këtë të 6 anëtarët kanë kërkuar thirrjen e zgjedhjeve të parakohëshme që “lejojnë të admisnitrohet klubi në formën më të mirë përballë sfidave të rëndësishme në të ardhmen e afërt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *