• |
ide | kryesore

Jonida Vokshi zbulon dhuratën e 34-vjetorit

Paparazzi, Slider



Jonida Vokshi është më e lumtur se kurrë që ditëlindja e saj përkoi pikërisht në këtë ditë.
Jo për shkak të situatës me pandeminë në vend, por për shkak të pritjes së ëmbël të vogëlushes së saj.

Moderatorja e njohur feston sot 34-vjetorin dhe me këtë rast ka publikuar një foto mjaft të ëmbël të sajën, ku shfaq barkun e rrumbullaksour me një fustan blu pas trupit.
Jonida shkruan se në 34 vite të festuara, sot është më i lumturi sepse Zoti i ka bërë dhuratën më të bukur në jetë, vajzën, që mezi pret t’ia shohë fytyrën.
“Në 34 vite të festuara, sot është më i lumturi për mua, pavaresisht situatës. Zoti më ka bërë dhuratën më të bukur në jetë, ty e vogla ime, që po numëroj ditët për të të parë fytyrën e për të të ndjerë aromën??❤️#34yearsold #31weekspregnant”!

Jonida konfirmoi në punatën finale të “Top Talent” që ishte ishte në pritje të një vajze.
Ori Nebiaj u shfaq në skenë me dy tullumbace, një rozë dhe një bojëqielli, që i përdori për të pyetur jurinë nëse kishte dashur më shumë vajzat apo djemtë në këtë garë.
Më pas, kur iu drejtua Jonida Vokshit ajo pranoi se është në pritje të një vajze.
Ajo madje ka treguar se bashkë me partnerin Besnikun, kanë gjetur dhe emrin e vogëlushes, i cili është shqiptar.
Jonida tregoi në studion e “Soiree” se ideja për emrin shqiptar ju erdhi duke parë një film. Ajo u shpreh se ishin në kërkim të një emri të shkurtër dhe të shqiptueshëm në të gjitha gjuhët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *