• |
ide | kryesore

Justin Timberlake tregon karantinën me familjen (Foto)

Paparazzi, Slider



Justin Timberlake dhe Jessica Biel po japin maksimumin si prindër në karantinë, edhe pse djali i tyre s’mendon kështu.

Timberlake tha në një intervistë për “The Morning Mash Up” se ai dhe gruaja janë izoluar në Montana bashkë me djalin e tyre Silas. Sipas tij, po ia dalin mbanë më së miri, por sipas Silas, jo dhe aq.

“Kryesisht qahemi për faktin se s’është njerëzore të jesh prind 24 orë në ditë,” tha këngëtari me shaka (ose jo). Sidoqoftë, të mërkurën, Silas kaloi një ditëlindje të pestë të këndshme.

“Jemi në shtëpi, të rrethuar nga Lego dhe tortë,” shkruajti Biel në një foto në Instagram. Treshja u pa për herë të fundit në janar, një muaj pasi Timberlake kërkoi falje pasi u fotografua dorë për dore me një kolege.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *