• |
ide | kryesore

Kategoria e Parë nuk përfiton paketën e FSHF-së: ja kategoritë e asistuara

F1, Sport



Federata Shqiptare e Futbollit, përmes daljes zyrtare të presidentit Armando Duka bëri publike paketën e ndihmës ekonomike në ndihmë të komunitetit të futbollit. Masë përfshin periudhën 15 Mars-15 Prill, dhe në rast se ndalimi i të gjitha aktiviteteve do vijojë, paketa do të shtrihet edhe për periudhën 16 Prill-15 Maj dhe në të përfshihen të gjitha klubet e Superiores, edhe ato të janë në varësi të Bashkive përkatëse si Vllaznia, por jo atë të Kategorisë së Parë që financohen nga institucionet vendore.

Ja kategoritë që përfitojnë nga paketa
• Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.
• Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.
• Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.
• Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.
• Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.
• Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.
• Klubet e kampionatit të femrave.
• Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *