• |
ide | kryesore

Lleshaj: Nga nesër nis shpërndarja e ID dhe pasaportave

Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke nisur nga kjo e shtunë (11 prill) do të nisë shpërndarja e kartave ID dhe pasaportave, që për shkak të kufizimeve për koronavirusin qytetarët nuk kanë mundur ti tërheqin.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pas një vizite në bashkinë e Durrësit.

Lleshaj: Shfrytëzoj këtë mundësi për të komunikuar me publikun në lidhje me shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave të prodhuara  ndërkohë. Dihet që për arsye të pandemisë, janë ndaluar veprimtaritë e zyrave të aplikimit për pasaporta dhe karta identiteti, por ndërkohë një numër i madh kartash ID dhe pasaportash janë prodhuar dhe ne do të marrim masa që sipas një skeme të caktuar dhe shumë të sigurt, të mundësojmë që këto të shpërndahen. Për këtë arsye zyrat përkatëse që janë përgjegjëse për shpërndarjen e kartave ID dhe pasaportave dhe bëhet fjalë për disa mijëra syresh, do të fillojmë nga nesër që të thërrasim qytetarët nominalisht, për të lënë takime për të marrë në dorëzim kartat apo pasaportat.

Lleshaj i ftoi qytetarët që të bashkëpunojnë në këtë proces, i cili duhet të zhvillohet duke respektuar me rigorozitet të lartë të gjitha masat e sigurisë.

Ndërkohë për të gjithë qytetarët e tjerë, të cilët nuk kanë pasur mundësi të paraqiten për ti rinovuar kartat apo pasaportat e tyre, Ministri tha se të gjitha kartat apo pasaportat, të cilave u ka mbaruar afati i vlefshmërisë gjatë periudhës së epidemisë, ky afat vlefshmërie nuk do të njihet, pra ato do të konsiderohen të vlefshme për aq kohë sa pandemia do të zgjasë në Shqipëri apo më tej.

Lleshaj: Për këtë arsye ne do ta formalizojmë së shpejti me aktet përkatëse ligjore, të cilat do të mundësojnë njohjen e vlefshmërisë së çdo pasaporte apo karte identiteti, në të gjithë territorin e vendit, për aq kohë sa zgjat epidemia. Ndërkohë që për bankat, është komunikuar zyrtarisht me të gjithë drejtuesit e bankave të cilëve u është kërkuar nga Ministria e Brendshme që ti njohin ndërkohë, edhe pa u formalizuar i gjithë procesi i njohjes, të njohin vlefshmërinë e të gjitha kartave dhe pasaportave të cilave u ka përfunduar vlefshmëria zyrtare gjatë kohës së epidemisë.



1 Comment

  1. KY LESHI ,ESHTE VETEM NJE BYTHLEPIRES DHE NJE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA ,NJE LLOJ SE MERO GELBAZA ,CARLO BOLJA ,BOLINO,SOKOL BALLA/SKYPE,SKENDER MINXHOZI DHE LORENC VANGJELI,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *