• |
ide | kryesore

Melike Ipek Yalova tregon si fitoi rolin në serialin më të ndjekur turk

Paparazzi, Slider



Aktorja turke Melike Ipek Yalova rolin e saj të parë e luajti në serialin “Sulejmani i madhërishëm” i cili po transmetohet aktualisht në TV Klan.

Me rolin e Princeshës Izabela, aktorja arriti të bëhej e famshme menjëherë edhe pse nuk kishte eksperiencë në aktrim. Në një intervistë, ajo ka treguar se propozimi për të luajtur në serial ka ardhur shumë rastësisht, madje mund të themi se është një histori interesante.

“Do habiteni, por mua më propozuan të luaja në serialin “Sulejmani i madhërishëm” teksa po haja një drekë me peshk. Fillimisht unë i kisha kërkuar një mikut tim producent të më gjente një rol të vogël në ndonjë serial. Ai më tha se gjërat nuk funksionojnë kështu dhe do ta mendonte. Mendova se mbaroi me kaq. Një ditë me një mikeshën time shkuam të hamë peshk në një restorant pranë detit. Unë në fakt nuk kisha ngrënë kurrë peshk në jetën time. As mikesha ime nuk e pëlqente. Por atë ditë thamë “Hajde të hamë shëndetshëm sot”. Në tavolinën ngjitur nesh ishte producentja Nermin Eroglu. Ajo më dha kartvizitën e saj dhe më tha:  “Nuk e di çfarë pune bën, por unë jam producentja e Sulejmanit të Madhërishëm”. Më vonë e telefonova dhe shkova në xhirime. Edhe pse ajo më pëlqeu, kishte dyshime nëse mund ta bëja këtë punë. Xhiruam një skenë të shkurtër dhe më pas takova producentët e tjerë. Pasi ata thanë në rregull, mora rolin. Nëse e do diçka shumë, Zoti ta jep!

Nuk e mendoja se do të arrija deri këtu. Kur i kërkova mikut tim të më gjente një rol, po pretendoja diçka të vogël, por arrita më shumë se kaq”-tregoi aktorja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *