• |
ide | kryesore

Prezantohej si shef dhe u merrte lekë qytetarëve gjoja për t’i falur që kishin thyer karantinën, arrestohet 43-vjeçari në Poliçan

Lajme, Të fundit



Prezantohej si shef policie dhe u bënte presion qytetarëve për t’i marrë para dhe sende, duke shfrytëzuar edhe situatën e krijuar nga virusi COVID-19, por identifikohet dhe arrestohet nga Policia.

Në pranga është vënë shtetasi I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

“Ta fal që thyer karantinën nëse më jep para”, iu drejtohej ai qytetarëve në rrugë duke iu hequr si efektiv policie.

“Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën”- njofton policia.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, pas informacioneve që dispononin se një shtetas prezantohej si shef policie dhe me atë të presionit iu merrte qytetarëve lekë e sende të tjera, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan.

Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas, në zonën e Lapardhasë, duke u prezantuar si punonjës policie dhe me anë të presionit i ka marre një shumë parash shtetasit R. K., banues në Lapardha, me pretendimin se po e falte që kishte thyer karantinën.

Gjithashtu, po me anë të mashtrimit dhe presionit, i ka marrë shtetasit P. B., një aparat telefon, për ta falur që kishte thyer karantinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale” Vjedhja ne anë të mashtrimit” dhe “Përvetësim i titullit dhe detyrës shtetërore”.



10 Comments

      1. Po ku e pe qe eshte kosovar ? Se ve dikush nje emer kosovar, e ben ate patjeter kosovar? Nuk ta pret truri qe Jarani duket i njejti i person si Emu? Dhe nuk duket rob i mire perderisa as nuk e pergenjeshtron qe nuk eshte Kosovar. PO edhe te jete kosovar e te komentoje ketu, ca problemi ka?Shqiptare ata , shqiptar ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *