• |
ide | kryesore

Rama njofton lehtësim të masave duke nisur nga e hëna: Farmacitë, bankat dhe marketet hapur deri në orën 17:30

Lajme, Të fundit

Nga dita e hënë, farmacitë, marketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30. Kjo është masa e parë lehtësuese, e cila vjen si rezultat i uljes së ndjeshme të numrit të të infektuarve në javën e katërt të shpërthimit të koronavirusit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije, gjithashtu se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura.

Ndërkohë, kreu i qeverisë ka bërë me dije se në ditët në vijim do të prezantohet paketa e zgjeruar financiare, ku do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepēsi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.


Postim i kryeministrit Edi Rama në Facebook
🔴NË KUSHTET KUR KURBA E INFEKSIONIT ËSHTË MË E ULËT SE PRITSHMËRIA JONË MË OPTIMISTE, SI REZULTAT I MASAVE TË FORTA QË KEMI MARRË NË KOHËN E DUHUR DHE REZISTENCËS FANTASTIKE TË POPULLIT NË UNITET ME SHTETIN;

🔴NË KUSHTET KUR MUND TË SHOHIM ME OPTIMIZËM TË ARSYESHËM FUNDIN E MUAJiT MAJ SI NJË DALJE NGA KJO FAZË E PARË PËRBALLJEJE TË GJITHANSHME ME ARMIKUN E PADUKSHËM, KU NJË PJESË E MADHE E AKTIVITETIN EKONOMIK MUND TË RIKTHEHET NË NJË NORMALITET TË RI DHE SHUMË KUSH MUND TË RIKTHEHET NË PUNË, ME RREGULLA TË MIRËPËRCAKTUAR NATYRISHT;

🔴 NË KUSHTET KUR DUHET TË PËRBALLOJMË DYZET DITË SHUMË TË RËNDËSISHME, PËR FITOREN E KËSAJ FAZE VENDIMTARE TË REZISTENCËS SONË TË PËRBASHKËT, DUKE U HAPUR ME KUJDESIN MË TË MADH E ME DISA HAPA SHUMË TË MATUR, DUKE VENDOSUR NJËKOHËSISHT MASA TË RREPTA PENALE PËR SHKELËSIT, QË TË BLINDOJMË REZULTATET E ARRITURA ME SAKRIFICË DITË PAS DITE DHE TË MBAJMË MBYLLUR ÇDO SHTEG RIKTHIMI TË ARMIKUT;

🟢 DO TË ZGJEROJMË DUKE NISUR NGA E HËNA FASHËN ORARE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE, FARMACEUTIKE DHE BANKARE, DERI NË ORËN 17.30

🟢 DO TË ZGJEROJMË BRENDA JAVËS SË ARDHSHME (NËSE KURBA E INFEKSIONIT DO TË QËNDROJË NË TRENDIN AKTUAL) MUNDËSINË E LËVIZJES ME AUTOMJET PRIVAT TË ATYRE QË PUNOJNË NË HAPËSIRËN E LEJUAR TË AKTIVITETIT EKONOMIK

🟢 DO TË MIRATOJMË JAVËN QË VJEN NË PARLAMENT RISITË E KODIT PENAL / RRUGOR PËR PERIUDHËN E GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME TË EPIDEMISË

🟢 DO TË PËRGATISIM BRENDA JAVËS TJETËR RREGULLOREN E STANDARDEVE BAZË TË SIGURISË PËR NJËSITË EKONOMIKE TË SHËRBIMIT QË DO TË HAPEN NË JAVËT E MËTEJSHME

🟢 DO TË PUBLIKOJMË FILLIMJAVËN E ARDHSHME, PAKETËN E ZGJERUAR TË MBËSHTETJES FINANCIARE, PËR TË LEHTËSUAR DREJTËPËRDREJTË:

1) BIZNESET E VOGLA QË EDHE PSE NUK U MBYLLËN GJATË KËSAJ PERIUDHE, U GODITËN NDJESHËM NË XHIRON E TYRE SI PASOJË E LUFTËS, SI PËR SHEMBULL AGJENCI TURISTIKE, RROBAQEPĒSI E MOBILERI TË VOGLA, HIDRAULIKË, ELEKTRIÇISTË, FIZIOTERAPI, KANCELARI, SERVISE MAKINASH E LAVAZHE TË LIÇENCUAR, ETJ., PËRFSHIRË EDHE SHOFERËT E TAKSIVE E TË LINJAVE TË TRANSPORTIT URBAN E PUNONJËSIT E TYRE…

2) PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË MËDHA, QË BAZUAR NË LISTË-PAGESAT E FUNDIT TË DITËS SË DJESHME, FIGUROJNË TË GODITUR NGA LUFTA NË VENDIN E TYRE TË PUNËS, TË CILËVE DO T’U SIGUROJMË MJETET E NEVOJSHME FINANCIARE TË REZISTENCËS PËR DYZETË DITËT VENDIMTARE NË VIJIM – DUKE MBAJTUR PARASYSH SE NJË PJESË E MADHE E TYRE MUND TË RIKTHEHEN NË PUNË DERI NË FUND TË MAJIT DHE SE PAKETA MUND TË RIZGJEROHET, SIPAS DINAMIKËS E NEVOJAVE TË LUFTËS NË 10 DITËSHIN E FUNDIT TË MUAJIT MAJ

3) SEKTORËT E TURIZMIT E TË INDUSTRISË FASON DHE NJËSITË PRODHUESE NË TËRËSI

12 Comments

  1. Me pritë të lehtësojë masat, ky langaraqi, do të jemi populli më idiot në glob.
    Presidenti, opozita, nqs, nuk veprojnë sot dhe nuk dalin në udhëheqje të njerëzve që nuk munden ta durojnë këtë langaraq, më mirë të hyjnë në aleancë me ramziun, se të quhen opozitë.

    Vdekje rilindjes komuniste!

  2. Do te zgjerosh fashen orare te sherbimeve ne 17.30 duke mbyllur njerezit ne oren 13.00 ne shtepi?
    Dmth., farmacisti do te bleje kos te supermarketi, shitesi do te derdhe leke ne banke dhe bankieri do te bleje ilace ne farmaci???

  3. “A” ti mos i prit masat po merr shpaten e dil rrugeve si trim me flete dhe mbasi te shkosh ne pi… te sateme do te shpallim hero te demokracise…Vdekje komunistit te fundit Sali Berisha!!!!

    1. Ti idiot, nuk më njeh mua, e kam bërë atë që më kërkon ti langaraq, parazit, e frikacak.
      Por, ti do të shohësh, madje i ke parë, gjë që dyshoj se je shumë idiot, në 30 qershor, ku 90% e njerëzve nuk shkuan në votime, i pe edhe më 2 mars kur i ftoi, presidenti, dhe me një fjalë të tij dolën gjithë shqiptarët në mbështetje të kushtetutës, por qora e langaraqë si ti jeni nja 5% në Shqipëri, që nuk keni çfarë të bëni, veç të hani mut nëpër portale, por nuk e ndalni dot fatin e zi të edvin mortjes që po e përgatit vetë.

  4. Amanet Armikun!
    Ate ki kujdes, se mos del nga shtetrrethimi dhe fiton luften!
    Kujdes edhe vijen e zjarrit, llogoret si dhe shtigje lufte, mengjese lufte, tinguj lufte, te gjithe filmat qe ke pare me Baba Pilon

  5. MASHTRIM TOTAL HIPOKRIT FASHISHT KRIMINEL PALLAVRA KESHTU THOTE SEPSE DERI ME DATE 20 PRILL SHUMICA E KETYRE BIZNESEVE KANE DETIRIMIN TE PAGUAJNE SIGURIMET SHOQERORE QE CDO BISNES E KA DETIRIMIN RRETHE 25000 LEKE TE REJE NJEKOSISHTE DHE TAKSEN VENDORE QE PERAFERSISHT ESHTE RRETHE 40000 LEKE TE REJA .
    KETE E BENE QE KATA TE PAGUAJNE KETA LEKE DHE PER TE MARRE DO MARRIN CUPIN E RABIES KETA LANE LOJRA FJALESH LOJRA KRIMINELESH LOJRA TE PISTA NE KOHE LUFTE LIGJI DUHET TE JET UNIK DHE JO BISHTA CICERIMA DHE MENYRA VJEDHJE .

  6. Ti A i paske bere te gjitha qe je salihist kuptohet,por qenke bere lsi ist i like floririt,sa per voten duro deri ne 21 qe te kuptosh ku ne cilin pidh te semes do shkosh te salihut apo te likes

  7. Armë nga Shqipëria

    Një nga metodat e përdorura për furnizimin e Ruandës me armë është ajo që autorët e quajnë: “Metoda anglo- franceze e detit të hapur”. “Sekserët dhe tregtarët britanikë kanë përdorur kompani nënkontraktore me bazë në vendet pa taksa, për të kryer aktivitetet e tyre në Ruandë”, shkruajnë autorët bazuar në përgjigjet e marra nga personeli i avionëve britanikë, që kanë qenë të involvuar në furnizimin me armë të ruandezëve në ekzil dhe të milicisë hutu. “Avionë mallrash të regjistruara në Afrikë, por me bazë në Europë kanë ndihmuar për tregtinë e fshehtë të armëve,” thuhet në libër, ku jepet si shembull pohimi i bërë nga një pilot britanik dhe një person që është marrë me ngarkesën e mallit.

    “Një pilot britanik dhe një punonjës i ngarkesës pranuan se në maj të vitit 1994, një avion i një kompanie britanike fluturoi bosh nga Oostendi i Belgjikës deri në Tiranë, ku u mbush me armë të vogla nën kontrollin e oficerëve izraelitë. Aeroplani fluturoi në Goma, ish Zaire, pa asnjë lloj kontrolli doganor dokumentacioni për ngarkesën, duke përfshirë edhe rimbushjen me karburant në Kairo. Ata thanë se fillimisht nuk ishin të vetëdijshëm se fluturimi i tyre kishte të bënte me transport armësh. Pastaj menduan se kishin të bënin me një tregti midis qeverive, deri sa panë se në Kigali nuk u bë asnjë lloj dokumentimi,” shkruajnë autorët, duke shtuar se ekuipazhit të avionit i kujtohet që ka bërë gjatë asaj kohe edhe fluturime të tjera nga Shqipëria, Bullgaria dhe Izraeli.

    Për disa fluturime nga Shqipëria dhe nga Izraeli në drejtim të Gomas dhe Kinshasas flasin edhe dokumentet e gjetura në vitin 1996, nga dy gazetarë të “Corriere Della Sera” në një kamp refugjatësh në Mugunga. “Këto dokumenta konfirmojnë pohimet e ekuipazhit britanik për fluturimet e fshehta ndërmjetësuar nga agjentë perëndimorë. Shtatë transporte ajrore të armëve të vogla me vlerë 6,5 milionë dollarë janë bërë nga Tirana dhe Tel Avivi nga mesi i prillit deri në mes të korrikut të vitit 1994, për forcat që ishin duke kryer vrasjet masive për të cilat mediat ndërkombëtare raportonin përditë”, shkruajnë Johan Peleman dhe Brian Wood. Ata tregojnë edhe për milionat “e humbura” rrugës, dhe një biznesmen francez që ia kërkon zyrtarëve hutu të ministrisë së Mbrojtjes në Ruandë, si dhe për mbledhjen e armëve për masakrën tjetër, atë në Brazavillë, Kongo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu