• |
ide | kryesore

Rita Ora tregon paragjykimet në emigrim

Paparazzi, Slider



Këngëtarja ka dhënë një intervistë për Vogue Arabia për atë se si ishte përvoja e saj kur familja e saj shkojë në Londër dhe filluan një jetë të re pasi lindjes se saj në Prishtinë.

 Rita ka pranuar se pavarësisht se kishte shumë “paragjykime dhe gjykime të gabuara” gjatë kësaj përvoje, ajo kishte arritur të bënte shumë shokë duke u lidhur me ta pavarësisht se ato ishin “ndryshe”. Në një dekadë luftë në Atdheun e saj, mijëra njerëz ishin vrarë dhe më shumë se një milion ishte larguar nga vendi i tyre – përfshirë edhe familjen e Oras – që u detyruan të lëshojnë shtëpitë e tyre.

Nëna e Ritës, Vera, e cila u rikthye dje na shërbimet që dha kundër pandemisë së koronavirusit, ka punuar si psikiatre derisa babai i saj si një ekonomist.

“Ata lanë atje një jetë të tërë dhe filluan nga asgjëja kur arritën në Londër si refugjatë. Por, mbrojtja për ne ishte prioritet i tyre kryesor dhe unë e konsideroj bekim tërë punën e tyre dhe atë çfarë ata kanë bërë për ne”, ka thënë ajo.

“Ata zgjodhën qytetin e Londrës për shkak se babai e do me gjithë zemër muzikën dhe kulturën, por edhe pse ishte kështu, siç mund ta imagjinoni, adoptimi i një jete të re ishte jashtëzakonisht i vështirë”, ka shtuar Rita kur është pyetur se pse prindërit e saj zgjodhën Londrën. Rita ka treguar për atë se si është të rritesh në Londër dhe ka thënë se pse e kishte të “vështirë” këtë për shkak të paragjykimeve që vendasit kanë për refugjatët. Shpesh me quanin refugjate në mënyrë pezhorative, megjithatë, bëra shumë shokë të huaj dhe kishim një kohë të paharrueshme edhe pse ishim të ndryshëm”, tregon Rita.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *