• |
ide | kryesore

Stadiumi u hap vetëm për të, Ronaldo në qendër të polemikave: “Nëse respekton rregullat, ka të drejtë”

Sport



Pamjet e Cristiano Ronaldo që stërvitet lirisht në stadiumin e Madeiras nuk janë pritur mirë nga pjesa më e madhe e portugezëve, por CR7 ka gjetur një aleat të rëndësishëm, që ka dalë në mbrojtje në një moment delikat. Bëhet fjalë për Pedro Ramos, vlerësuesi i shëndetit në rajonin e Madeiras, në Portugali: “Ronaldo nuk ka një leje speciale. Ka të drejtën të stërvitet nëse respekton rregullat, si të gjithë qytetarët. Nuk ka asnjë privilegj”, ka thënë ai, duke theksuar faktin se kapiteni i Portugalisë ka respektuar të gjithë rregullat e parandalimit.

Në Madeira kufizimet nuk janë kaq të ashpra si në Spanjë apo Itali e qytetarët i mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të bërë pazar e madje edhe aktivitet fizik në ambjent të hapur për një periudhë të shkurtër kohe. Të enjten, në stadium me CR7 ishin prezentë edhe i biri, një truprojë e dy përgatitës. Me ta edhe Rui Alves, presidenti i skuadrës lokale të Madeiras.

Në Portugali në fakt polemikat përfshinë idhullin e shtëpisë, për stërvitjen e personalizuar të kryer në stadiumin e Madeiras, në emergjencë të plotë për koronavirus, gjë që shkaktoi reagime negative edhe në Lisbonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *