• |
ide | kryesore

Thaçi i çon letër të dytë Albin Kurtit: Më jep emrin e kandidatit për Kryeministër

Lajme, Të fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot përmes një letre drejtuar kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë.

Thaçi i ka thënë Kurtit se është në pritje të përgjigjes së tij në kërkesën që ia ka përcjellë më datë 2 prill 2020 për të propozuar kandidatin/en për Kryeministër dhe formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.


“Siç e dini, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të datës 25.03.2020, kam zhvilluar takime konsultative me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për të vlerësuar nëse është në interesin e partive politike formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit. Shumica e partive politike janë deklaruar që janë për formimin e Qeverisë së re. Në këtë drejtim, duke marrë parasysh aktet e sipërpërmendura ua kam dhënë mundësinë që si Lëvizje Vetëvendosje të propozoni kandidatin/en për Kryeministër. Qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me të drejtë presin funksionalizimin e Qeverisë së re dhe presin nga unë të dekretoj kandidatin/en e propozuar për Kryeministër”, shkruan në letrën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Në këtë letër zyrtare, Thaçi dhe një herë ia ka rikujtuar Kurtit se mandati i tij kushtetues e obligon që të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe sigurimin e emërimit të kandidatit apo kandidates për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

7 Comments

  1. Gjarper ke pas pseudonimin dhe GJARPER JE E DO MBETESH. Do te te haje e verteta dhe halli i shqiptareve qe i ke shitur njesoj si ky muti jone ne shqiperi……..

  2. ZOTI ALBIN KURTI VETEM ,PERBUZE HASHIM THAQIN,ZGJEDHJET E REJA ,MBAROJ FILMI thotë:

    ZOTI KURTI ,Ju LUTEM VETEM INJOROJE HASHIM THAQIN,MOS HUMBE KOHE ME TE ,KUJDES MAX PER QYTETARET NE KETE KOHE TE VESHTIRE, KE OFRUAR MJEFT LEKE PER NJERZIT NE NEVOJE ,ME SHUME SE SA NE SHQIPËRI NE FAKT ,SE KETU I VJEDH EDI RAMA ME CARLO BOLINON DHE MERO GELBAZEN E BATON HAXHIUN

  3. Albini do te provoi te zgjate sa me shume, duke fituar ne kohe. Por duhet te dije se eshte KM i shkarkuar, e te ndaloj te merr vendime sikur …do vet te jashteligjshme… qe me pare i kritikoke qeverite e kaluara. Por te shqiptaret…pushteti eshte i lakmishem. Dhe Albini nuk ben perjashtim.

  4. KETE HASHIM THAQIN DUHET TA FUSIM NE NJE DHOME ME ALEY VUCIC,EDI RAMEN,BATON HAXHIUN ,MERO GELBAZEN,CARLO BOLINON ,DHE TI MBYLLIM PER NJE VITE TE PLOT ,DHE PASTAJ TE IKIN TE ERDOGHANI OSE TE PUTINI ,ME BISHT NDER SHALE

  5. Pyesni kete “I paemer” se i di te gjitha nga pjesa e mbrapme.Lapsi.al paska ngel ne dore te kalamajve me qumesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu