• |
ide | kryesore

A po e kthen Rama timonin majtas?

1, Arkiva, Ide



Kjo krizë tregoi se, pas shtatë vitesh, Rilindja e humbi debatin ideologjik, se një grusht të pasurish ishin lokomotiva që do ta shpinin përpara këtë shtet të dobët

Pasi përmbi gjashtë vjet u soll si një dishepull i bindur i politikave neoliberale, Edi Rama ka dhënë shenja se po e lëviz timonin majtas. Kriza rënqethëse e Covid -19 dhe pasojat shkatërruese që ajo pritet të ketë në një periudhë afatgjatë në ekonominë e vendit, po e detyrojnë kryeministrin ti rikthehet besimit tek publikja, para se ta lërë gjithçka në dorë të tregut.

Në më pak se një muaj shenjat janë të qarta.

Me anë të garancisë sovrane shteti i jep oksigjen kompanive të mëdha, që të paguajnë pagat e punonjësve të goditur nga izolimi. Qeveria hyn brutalisht në marëdhënien private mes qiradhënësve dhe qiramarësve, duke favorizuar ndjeshëm ata që paratë i kanë me punë dhe jo me rentë. Bankat urdhërohen të mos shpërndajnë divident nga fitimi vjetor që kanë pasur.

Këtyre masave që janë marë pak a shumë ngado njësoj, Edi Rama i ka shtuar edhe ngjyra shqiptare.

Megjithëse për gati një mandat e gjysëm pati si politikë vetmohuse koncesionimin e shëndetësisë tek privatët çudibërës, për të përballuar këtë krizë të rëndë, ai nuk i besoi asnjë spitali privat, asnjë laboratori analizash apo oferte për testim masiv të popullsisë. Gjithçka e centralizoi tek publiku dhe te kapacitetet e tij për përballimin e pandemisë.

Jo vetëm me akte, por edhe me fjalë, kryeministri ka ndjekur të njëjtën linjë. Në një dalje në “Opinion” ai iu kthye një teze të tradhëtuar të fushatës elektorale të 2013, sipas së cilës, ata që fitojnë më shumë, në këtë moment, duhet të paguajnë më shumë. “Edhe ti Fevzi përgatitu të bësh të njëjtën gjë”, i tha ai drejtuesit të emisionit, duke theksuar se nuk kishte ndërmend të ndihmonte me para mediat e mëdha të prekura nga kriza (ashtu sikurse pati bërë disa herë në kohë normale).

Lexo më tej:

Analiza/ Rama kthen pllakën me të pasurit: “Shisni vilat dhe jahtet, paguani punëtorët”

Me nota edhe më të forta u shfaq në “Open” tek Eni Vasili, ku me një ton që do ti’a kishin zili edhe të majtët më radikalë, iu drejtua të pasurve të këtij vendi: “prioriteti nuk jeni ju, por më të varfrit, nëse doni të paguani pagat e punëtorëve, shisni jahtet dhe vilat e treta apo të katërta”.

Se sa larg ngjajnë këto qëndrime me himnet e dikurshme që i thurreshin kapitenëve të ekonomisë, që siguronin punë për të gjithë, se sa të pakrahasueshme janë ato me përgjërimet se shteti është i paaftë ti’a dali me Check Up apo dializën, që mund të bëhen vetëm me PPP, se sa ireale duken në raport me kohën kur investitorët e huaj thirreshin në këtë vend, ku të varfrit shfrytëzohen më kollaj, pasi s’ekzistojnë sindikatat, kjo nuk ka nevojë për koment.

Një gjë është e qartë, kjo krizë sanitare, sikurse po transformon gjithë botën, po e detyron edhe Edi Ramën ti rikthehet politikave të majta.

Ashtu si ngado, ku miti thaçeriano- reganian se shteti është problemi dhe jo zgjidhja, po shkërmoqet para syve tanë, as në një vend si yni, nuk mund të ndodhte ndryshe. Tani të gjithë, nga ShBA në Europë, po aplikojnë masa që shënojnë rikthimin me forcë të fuqisë së publikes.

Por, ndërkohë që në botë po zhvillohet një debat tjetër, ndërkohë që shumë kush po ngre pyetjen nëse një lakuriq nate i servirur një një pjatë supë në tregun e shpezëve në Huan, do të jetë i aftë të ndryshojë sistemin ekonomik botëror, nëse do të transformohet profili i kapitalizmit, a do ta tejkalojmë apo do të hyjmë në një fazë më të rregulluar të tij, këtej nga anët tona dilema është më e thjeshtë.

Ashtu si ngado, edhe këtu tek ne, kjo flamë dëshmoi se një shtet i dobët, i deleguar në duar të oligarkëve nuk të mbron dot kur ke nevojë për të. Ajo na vërtetoi se të gjitha pallavrat me koncesione dhe PPP, ishin një përrallë e hidhur që nuk i shërbente përmirësimit të shëndetit publik, por mbushjes së xhepave për disa. Kur pandemia trokiti, ato na rezultuan kështjella të ngritura mbi rërë.

Me të mirën apo të metat e tyre gjithçka e përballuan, spitalet publike, mjekët e infermierët e paguar me taksat tona, ISPSh dhe i vetmi laborator i njohur nga organizata Botërore e Shëndetësisë që gjendet brenda tij.

Privatët, aq shumë të glorifikuar, nuk na ndihmuan dot as për më shumë teste, as për të mbajtur qoftë edhe një muaj punëtorët në punë, pa ndihmën e shtetit.

Rama i shqetësuar: Po shtohen thirrjet për djegjen e bizneseve dhe shtëpive të “oligarkëve të urryerr”

Këtë gjë e ka kuptuar i pari Edi Rama. Prandaj ai në kulmin e kësaj krize i është rikthyer ideve të nëpërkëmbura të së majtës.

Por, nëse gjetkë debati po zhvillohet për fytyrën që do të ketë bota pas përfundimit të kësaj flame, këtu tek ne ai është më i thjeshtë: a do të vazhdohet me këto politika edhe pasi e keqja të përfundojë? A na shërbeu kjo që ndodhi që mos i mbyllim ato në sirtar, ashtu sikurse bëmë pas 2013?

Logjika normale ta do që të jetë kështu.

Kjo krizë tregoi se shefi i rilindjes, e humbi debatin ideologjik. Se atij iu shemb doktrina neoliberale ku u mbështet për shtatë vjet, se atij i ra miti i impreditorit çudibërës, se atij iu shkërmoq himnizimi i privates mbi publiken.

Këtej e tutje, ai dhe kushdo pas tij, janë të dënuar ti kthejnë shpinën politikave që u ndoqën. Nëse nuk ndodh kështu, nëse tentojnë t’a ringjallin këtë farsë, s’do mbetet njeri pa e pasur të qartë, se nuk është më punë idesh dhe bindjesh, por thjeshtë çështje xhepi.  

©Lapsi.al



25 Comments

  1. Ne mendjen e diktatorve nuk ekzistojne krahe, as biologjike, as politike.
    I vetmi krah perfitimi qe shohin e shijojne eshte ai financiar!
    Rama e njeh mire devizen e Napoleonit “Premto gjithcka dhe mos jep asgje”

    1. Po pra, diktatura eshte diktature, si majtas si djathtas.
      Bushati me habit se e njeh mire diktatorin tone, dhe vazhdon merret me retorike. Absurde

  2. Bushat, kjo eshte barka e momentit ku ka hipur Rama. Sa ta kaloje lumin do ndryshoje mendje prape sepse eshte mesuar me shume leke. Nuk ka qene ndonjehere i majte as ne opozite e as ne pushtet

  3. O z. Bushat nuk e kuptoni apo sikur nuk e kuptoni se kryeM…… te gjitha sa thote jane madhtrime , me thoni nje rast qe ky ka zbatuar nje vendim per te miren e fukarenjeve . Ai vetem sa i ka varferuar , i ka burgosur , i ka tallur , i ka poshteruar . Juve z . Bushat jeni super i majte e u vjen mire kur kryeM…… flet per shpronesime por ky kryeM……. u ben shpronesime vetem hallexhinjeve dhe kunfershtareve politike . Ai perse nuk anullon PPP dhe koncesionet , e dini ju se 60% e parlamentareve te rilindjes Jane pronar te kompanive tefuqishme ne Shqiperi . Te ishte i majte eshte gjysma e te keqes (se e majta dihet eshte fatekeqesi per njerezimin) por ky kryeM….. eshte bastard nuk eshte ad i djathte ad i majte ai eshte thjeshte hajdit , prandaje mos u mashtroni nga kryemashtruesi

  4. Bushat ti je i vjetër në gazetari, dhe besoj e ke kuptuar qartë që edvini NUK KA ASNJËLLOJ BINDJE, veç pushtetit e pasurimit vetjak.

  5. Se pari, nuk ka as teori thatceriane e as marksiste qe te shpjegoje funksionimin e shoqerise ne kohe te tilla. Perkundrazi, thuajse te gjithe vendet lejojne qe ne periudhe ekstreme te jene shtetet qe te marrin ne kontroll mjetet e prodhimit. Rasti me i qarte ka qene Lufta e Dyte.

    Mos ngaterroni debatet ideologjike me momente te tilla.

    Se dyti, Rames as nuk i behet vone per ideologji po per pushtetin personal. Te pasurit i duhen sepse pasurojne dhe mbrojne pushtetin e tij. Ne momente te tilla i duhen disa armiq per tu dukur i forte para popullit. Sa te mbaroje kriza, do ndryshoje serish.

  6. SI GJITHEHERE I SAKT ZOTI BUSHATI ,..DO TE KESH CA SULME NGA ZAGARET E PAGUAR DHE TE TREDHUR NGA EDI RAMA SI PSH MERO GELBAZA ,CARLO BOLJA,BOLINO,SOKOL SKYPE-BOLJA,DHE SKENDER KURVA MINXHOZI,POR ZAGARET E EDI RAMES TI HAN ATO QE NUK THUHET

  7. dakort me parafolesit;ky ska absolutisht asnje drejtim , ky shkon sipas interesave vetjake te momentit! dhe ky esht rezultati; Oligarkismi nuk esht neoliberalizem….

  8. SHKELZEN BERISHA E PALLON ARMINA MEVLANIN,MERO GELBAZA LEH DHE MASTURBON NE DIVAN,

  9. Bushat, natyrisht me prejardhjen qe ke do jesh i majte dhe ky nuk eshte faj. Cdo njeri ka bindjet e veta dhe duhen respektuat deri ne piken qe nuk iu imponohet te tjereve. Sa per Ramen dihet qe nga anarkist ka evoluar ne i majte dhe deri ketu e kupton kushdo. Problemi ne shkrim eshte se thua Rama po kthehet tek e majta dhe kjo nuk qendron. Rama cdo gje e ka bere si i majte. Po te krahasosh te majten ekstreme me te djathten ekstreme, megjithese te dyja diktatura, kane bdryshime thelbesore. E majta ekstreme dhe e majta ne pergjithesi, e bazojne cdo gje ne te ashtuquajturen “barazi sociale” dhe ne per pseudopolitikat e tyre sociale vjedhin sa munden dhe vec kesaj, e majta ushtron genocid ndaj popullit te vet. E djathta ekstreme ne vecanti dhe e djathta ne pergjithesi, mendon per permiresimin e kushteve ne vend nepermjet lirise dhe zhvillimit, ama e djathta ekstreme ka vendosjen e kombit te vet mbi te tjeret dhe genocidin e ka ndaj atyre qe nuk i perkasin kombit te saj. Por ka dickaqe askush nuk e ve ne dukje, politikat sociale eshte e djathta qe i ben me mire dhe per kete mjafton te marresh si shembull Gjermanine ku e djathta e moderuar CDU-CSU, la patur pushtetin ne pjesen me te madhe te kohes dhe ka zbatuar politika sociale qe e majta me gjithe propaganden e saj marramendese, asnjehere nuk ka menduar t’i vere ne zbatim por i ka persorur si karte elektorale dhe i ka tradhetuar ne momentin qe ka marre pushtetin. Vec kesaj, ne dominimin e se djathtes, Gjermania qe doli shteti me i demtuar pas luftes, eshte sot nje nga shtetet me te fuqishem ne bote. Keto ishin thjesht sa per ilustrim. Politikanet shqiptare, as qe e kane konceptin e te djathtes, por ata qe mbahen si te djathte, kane patur disa tipare te tilla, ndersa e majta i eshte permbajtur gjithmone idealit te saj te vjedhjes sa me shume. Rilindja ne kete aspekt i ka qendruar besnike parimeve te majta duke bere sa me shume per te pervetesuar pasurite kombetare dhe duke bere qe truri i ketij vendi te largohet e te punoje diku tjeter. Me keto deklarata te fundit fundit te Rames, deklarata te cilat dukshem i perkasin ekstremit te majte, duket qarte se ai mezi po pret qe Rilindja te kthehet ne komuniste si dikur duke kerkuar qe te mbledhe sa me shume pasuri per vete duke shfrytezuar edhe momentin e krizes si dhe varferine e shqiptareve per te cilen ai eshte shkaktar kryesor dhe per te krijuar keshtu ate qe quhet “Rend i ri shoqeror”.

  10. Nga gjithe kjo epidemi, per nje gje shqiptaret jane me te qarte se kurre.
    Spitaleve private ju do vene tritoli. Ose duhen shtetezuar.
    – Mirepo ketu gabon Bushati. Ai ben te habiturin pse nuk funksionojne spitalet private!?
    Po sepse o Bushat, nuk kane mjeke. Sepse te njejtet mjeke qe punojne ne spitalet shteterore, punojne edhe ne ato private.
    Ja kete thuaja Rames ti. Qe kjo pandemi na e beri te qarte. Mjeku o te punoj ne shtet, o ne privat. Jo 4 ore ne shtet dhe gjithe diten ne privat.
    Sepse spitalet private sot jane bosh.
    Atehere minat spitaleve qe u rrjepin lekuren shqiptareve. Ose shtetezojini.

  11. Sipas Bushatit o burra te bejme reformen agrare dhe te shpallim armiq dhe kulake gjithe te pasurit dhe pasurine e tyre tjua japim “rreckamaneve”,hajde analize hajde…

  12. Një pyetje kam për ty o Bushat:
    A mendon vërtetë se diktatori Enver Hoxha kishte formim “të majtë” me ideollogjinë marksiste të bollëkut për të gjithë ?
    Çfarë ndryshimi kanë oligarkët e sotëm të Ramës me antarët e Byrosë që jetonin në bllok ?
    I vetmi ndryshim ishte që antarët e byrosë të vrisnin për një fjalë goje, kurse këta të Ramës vrasin vetëm për para.

  13. Sipas tradites neoliberale te vetmet funksione qe duhet te kryeje shteti jane zbatimi i ligjit dhe siguria publike ku perfshihet dhe shendeti (te gjithe po e quajne lufte). Problemi eshte qe shteti ka futur hundet kudo duke harruar funksionin natyral, mbrojtjen e popullates. Deshtimi spektakolar i shtetit ne kete funksion baze te tij na ben te pyesim per cfare dreqin duhet ai kur cdo funksion tjeter qe ben mund te zevendesohet nga tregu? Kjo qe po ndodh kudo ne bote eshte rast klasik i deshtimit te shtetit dhe jo privatit. Shtetet duhet te kishin kontrolluar kufinjte dhe kaq. Nuk ka gje me idiote ne bote se te thuash qe nje krize artificiale e krijuar nga deshtimi i shtetit na ben te rimendojme kapitalizmin. Sa per Ramen, mos u gezo shume Bushat sepse ai mendon se ka ardhur momenti te heqe qafe ato qe e bene mbret. Kjo eshte historia e zakonshme qe ndodh me te gjithe ato qe arrijne fazen e pushtetit absolut. Pastaj kur thua qe Rama ndjek ndonje ideologji te sofistikuar neoliberale kur ndan leket me oligarket e shumezon mendjen me zero.

  14. I majte behesh kur te mungon e djathta.
    Askush nuk e di kur bie termet dhe kur bie fara e murtajes dhe cdo njeri(jo vetem Rama por dhe Trampi) vepron ne perputhje me arken qe ka dhe genjen sipas parrulles”ja hodha sot”.
    Me vjen keq qe Bushati lejon Shkullakun qe te perdori emrin e tij si pseudonim sepse shkrimi eshte i dobet,si nje ritual per te marre rrogen.

  15. Bushati me duket se me shume duhej te forcoje unitetin ne kete flame qe na rene se sa ecen majtas apo djathtas.
    Tamam kakardhi miu.

  16. Ne dac i majte ne dac i djathte Edi Rama eshte njeriu me i madh qe ka njohur historia e

    njerzimit. V etem nje njeri i madh si ai arriti qe duke qene ne drejtimin e nje vendi te vogel

    te behet nje nga udheheqesit me te rendesishem te globit. Po te kishin pasur iliret nje

    si ky , Jul Cezari do dukej liliput para tij dhe perandoria ilire do te shtrihej ne mbare

    euroazine. Jemi me fat qe jetojme ne epoken e tij dhe akoma me me fat qe ne kete

    epidemi qe po gjunjezon edhe shtete shume te fuqishme , te kemi ne krye te shtetit

    kete baba te kombit qe si engjell mrojtes po na shpeton per mrekulli nga ky rrezik i

    madh. Pas kesaj mrekullie eshte e kote te shkohet ne zgjedhje se me siguri do te

    fitoje mbi 9o perqind te votave duke e turparuar opoziten qe besoj se eshte ndergjegjesuar

    edhe vete se Edi Rames nuk i vjen as te maja e kepuces.

    1. Ktheji përmbys të gjitha k[zo konsiderata që paske për Ramën e do ti afrohesh të së vërtetës..
      Pa u zgjatur shumë , mendoj se Rama po të kishte qenë ndonjë brigadier bojaxhijsh i komunales (së dikurëshme), nuk do të qëndronte më shumë se një javë në ate detyrë se do ta zinin me teneqe.

  17. Me Ju me krye Bushat ja mberritem te mposhtim cdo bllokade.
    Edhe Kurti fale teje ja kalon Rames per egoizem pushteti,I pelqe karrigja me shume se vetja.

  18. O komentues i ores 21e 21 po Shimon enndra me sy hapur , si duket i bere qejfin kryemashttuesit dhe e more shperblimin per sot . Mir qe nuk ka shume si puna Jane

  19. Për “like” dhe “share”/ Basha i jep mijëra dollarë “Facebook”-ut. Sponsorizim edhe për vezët e Pashkëve

  20. O Bushat ja ke futur totalisht kot kesaj radhe. Ti e shfaq qarte se te pelqen e majta dhe ketu eshte ideollogjia jote nuk te nderhyn njeri. Por kur flet per deshtim ideollogjik te Rames o je i paguar prej tij ose je analist gomar. Tani e ka kuptuar i madh e i vogel qe Rama nuk ka ideollogji por ka vetem nje FETISH : te beje leke me maune nuk ka rendesi se sa shkaterrohet ky vend. Ti karagjoz me flet per kthese te Rames. Te jesh shume i sigurte se shume lart do ishte zhvilluar vendi edhe me oligarke por nqs oliggarket do ishin ngritur ne baze te nje konkurrence te paster nepermjet cmimeve me te favorshme per publikun. Ajo qe ka bere Rama eshte se ne keto 7 vite e ka mbytur konkurrencen kapitaliste skajshem duke falur cdo aset shteteror tek privati i tij i preferuar dhe jo tek privati qe oron sherbimin me te mire me cmimin me konkurrues. Mund te kishte mbrojtur asetet publike nqs keto ofronin kosto me te uleta duke e kontrolluar cilesine e tyre me audit nderkombetar. Mund ti kishte dhene tek oferta e privatit nqs kjo kalonte filtrat e nje konkurrence reale dhe publiku perseri mund te kishte perfituar. Por jo ai monopolizoi shtetin dhe monopolizoi kapitalizmin privat me 3 emra Fusha, Geci, Vilma. Madje me keq akoma ngriti kompani fantazem dhe i kanalizoi te gjitha fondet 100% ne offshoret e veta. Pra nuk eshte fare ceshtje ideollogjie. Edi Rama na ka vjedhur paster, na ka robetuar paster dhe me leket tona na ka shpelare trute paster fare. Ai nuk ka patur ideollogji as strategji dhe asgje. Erdhi me qeellimin e vetem te pasurohet dhe i kaloi dhjetra fish prittshmerite e veta ne kurriz te cdo shqiptari, te pasur, te mesem apo te varfer brenda dhe jashte gardhit te tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *