• |
ide | kryesore

Bakaj e Llullaku në rrezik, OBSH alarm Bjellorusisë: “Ndërprisni kampionatin”

Sport



Organizata Botërore e Shëndetësisë i kërkon Bjellorusisë të evitojë që të ndalohen manifestimet sportive që, ashtu si kampionati i futbollit, po vazhdojnë pa ndërprerje, me dyer të hapura. Apeli është bërë në Minsk nga doktor Patrick O’Connor, që bën pjesë në task force të OBSH e kishte shkuar në Bjellorusi për të verifikuar situatën në ish-republikën sovjetike.

“Nga të dhënat në zotërim që kemi – ka thënë ai – është e qartë se këtu është një rritje e vazhdueshme e rasteve të pozitivitetit, që dyfishohen cdo dy-tre ditë”.Nga ky konstatim ka ardhur edhe apeli “për të rritur masat e sigurisë dhe izolimit” e në vecanti “të pezullohen manifestimet në masë, si ato sportive”.

Bjellorusia ka kampionatin e vetëm në Europë që luhet, edhe pse Elis Bakaj e Asdren Llullaku, dy shqiptarët që luajnë aty, kishin shprehur gjithnjë shqetësimin për administrimin e situatës nga presidenti Lukashenko. Ministri bjellorus i Shëndetit, Vladimir Karanik, ka replikuar se “pezullimi i kampionateve nuk është një vendim që më takon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *