• |
ide | kryesore

“Dua të stërvis Romën”: De Rossi krijon kaos tek verdhekuqtë me këtë deklaratë

Sport



“Të stërvis Romën? Unë kam bërë një rrugëtim, jo unik por të rrallë, nuk i rastis të gjithëve të luajnë 20 vjet për të njëjtën skuadër. Sigurisht nuk do të jetë e njëjtë si trajner, sidomos në një ambjent si Roma”. Deklaratën e ka bërë Daniele De Rossi, ish-kapiteni i Romës, i ftuar përmes Skype për mikrofonët e SkySport24. “Më pëlqen që një ditë të drejtoj Romën, por më parë duhet të bëhem trajner. Duhet një rrugë e re për të shkelur, për të cilën të gjithë kanë nevojë. Nuk e di se kur, por shpresoj që një ditë të ndodhë, por vetë, sepse mendoj se mund të jap dicka të rëndësishme”, shtoi ai.

Gjithnjë në lidhje me të ardhmen, De Rossi ka thënë: “Nuk kam folur me drejtuesit e Romës, kam takuar vetëm një herë Morgan De Santis. Mbi zërat për një të ardhme të mundshme me verdhekuqtë nuk kam telefonuar askënd e nuk do të telefonoj askënd”.

Në përgjigje të pyetjeve të tifozëve verdhekuq, ish-flamuri i Romës ka kujtuar se “lamtumirën nga Roma e përjetova me qetësi, doja të largohesha me buzëqeshje”. Ndërsa për të kaluarën në Argjentinë, De Rossi ka sqaruar: “Tek Boca u ndjeva shumë mirë, por po të qendroja do ti bëja një dëm të madh familjes sime”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *