• |
ide | kryesore

“Punoj për një Shqipëri protagoniste”: ish-juventini tregon projektin kuqezi dhe pikat e forta të skuadrës

F1, Sport



Sergio Porrini është nga ata persona që rekomandohet nga cdo trajner. Në një skuadër të nivelit të lartë, bëhet fondamentale kapaciteti për të mos tradhëtuar pritshmëritë kur thirresh në cështje. Një shembull i tillë është padiskutim Sergio Porrini, lojtari që me Juventus fitoi pothyaj gjithcka e që kërkon të befasojë tani me kombëtaren e Shqipërisë, ku është asistent i Edy Reja. Mbrojtësi i djathtë, i adaptuar në qendër, ai ka qenë një nga pikat e forta të Atalantës mes 1989 e 1993, përpara se të kalonte tek Juventus i Marcello Lippi. E me bardhezinjtë fitoi cdo gjë, duke shënuar edhe gola të rëndë e duke u gjendur gati në cdo moment në rotacionet e një reparti të një niveli shumë të lartë:

Sergio, si po e kalon këtë moment delikat?

“Jetoj në Crema, në një nga zonat më të goditura nga infektimi. Fatmirësisht jam mirë. Sigurisht është një moment i vështirë. Bëhet e gjitha shumë e rëndë sepse mardhëniet mes personave janë ndërprerë”.

Tani futbolli po vlerëson opsione të ndryshme për rinisjen edhe për të evituar të pësojë një dëm ekonomik të rëndë. C’mendim ke?

“Në fund flitet vetëm për këtë, për anën ekonomike. Nëse sezoni duhet të rinisë, do të ishte vetëm për të evituar që dëmi të jetë më i rëndë. E dimë mirë që shoqëritë do futeshin në borxhe, sepse do ti mungonin të ardhurat. Në këtë aspekt, me shumë familje që vuajnë, nuk arrij të mendoj për futbollin. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë”.

Nëse rifillon, cila skuadër do të jetë e favorizuar për titullin?

“Duke llogaritur gjithcka Juventus është skuadra më e fortë. Dukej se kishte gjetur kuadrin e duhur, duke luajtur futboll të bukur. Formacioni që mund të penalizohet më shumë nga pezullimi është Lazio. Ishte në formë të jashtëzakonshme. Kjo ndërprerje ndryshon gjithcka. Do të niset nga zero e, nga ana e individëve Juve është më e fortë. Inter, ndërkohë, më duket larg luftës për titull”.

Edhe ju keni luajtur në një Juventus të madh. Ka ngjashmëri me skuadrën e Sarri?

“Është gjithnjë vështirë të bësh krahasime. Mjafton të kujtosh që bëheshin të njëjtat debate kur luaja, duke krahasuar skuadrën e Lippi me atë të Platini. Futbolli aktual është ndryshe nga 30 vjet më parë. Ajo që më cudit tek Juve është uria për fitore, pavaraësisht se në Itali ka fituar gjithnjë vitet e fundit. Ajo që ndryshon është se ne fituam Champions. Është një trofe që mungon prej kohësh”.

Ju keni fituar cdo kompeticion për klube: nga Kupa e Italisë tek titulli, nga Champions League tek Kupa Intercontinentale. Cila ndeshje ju ka mbetur në zemër?

“Ndoshta finalja e Intercontinentales sepse është suksesi që të vendos në majën e botës. E luajta titullar e kështu ishte maja e shumë fitoreve. Sot mund ta fitosh Champions, duke nisur nga vendi i tretë apo katërt në kampionat. Ndërsa ne duhet të dilnim kampion, që ti shkonim kupës deri në fund”.

Cilën ndeshje do të donit të riluanit për ti ndryshuar rezultatin?

“Absolutisht finalen e Champions League kundër Borussia Dortmund në 1997. Kujtimi i asaj ndeshje nuk më ka kaluar kurrë”.

Të flasim për projektet tuaja: tani për çfarë po punoni?

“Jam ndihmës trajner i kombëtares së Shqipërisë. Kemi rinovuar kontratën me Edy Reja. Është një projekt i bukur rritje për ta cuar kombëtaren shqiptare në nivele të rëndësishme. Pas Euro 2016 gjërat ndryshuan. Drejtuesit e Federatës kanë investuar shumë. Në bazë ka një dëshirë për tu rritur me një prjekt të saktë për të qendruar lart”.

Kohët e fundit, futbolli shqiptar është rritur ndjeshëm. Mjafton të mendosh për shumë lojtarët në kampionatin italian.

“Po, rritje ka patur, sidomos nga ana difensive. Kemi mbrojtës shumë interesantë si Kastriot Dermaku, Marash Kumbulla, Berat Djimsiti, përvec portierëve si Etrit Berisha e Thomas Strakosha. Të evidentohen në një kampionat të rëndësishëm është thelbësor për projektin tonë. Shpresa është ajo të formojmë një grup të aftë të qendrojë lart për shumë kohë, për të mos lejuar që Euro 2016 të mbetet episod i izoluar. Modeli ynë në këtë pikë është Irlanda, që ka arritur të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë në vitet e fundit në nivel ndërkombëtar. Ka entuziazëm nga të gjithë. Tani kemi detyrën të zbulojmë talente të reja”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *