• |
ide | kryesore

Tre shkaqet që largojnë Mertens nga Napoli: e ardhmja në Premier League

Sport



Dries Mertens në fund të sezonit mund ta largohet nga Napoli e për belgun është tashmë gati një destinacion i ri. La Gazzetta dello Sport është e bindur që Mertens nuk do ta vazhdojë më karrierën nën Vezuv. Takimi në marsin e kaluar me Aurelio De Laurentis nuk ka sjellë asnjë zhvillim të rëndësishëm.

Sipas shënimit të së përditshmes sportive janë tre motivet që e kanë shtyrë belgun t’i thotë “lamtumirë” klubit të kaltër: 1) asnjë marrëveshje për gjobat 2) uljet e rrogave të futbollistëve 3) zgjedhja për t’i vendosur në pushim nga puna punëtorët e klubit napoletan. Sipas Gazzetta dello Sport futbollisti mund të shkojë në Premier League, ku menaxherët e tij janë duke vlerësuar disa mundësi, por hipoteza Angli është plotësisht në krye: “Chelsea, që ishte i interesuar që në janar, duket ende në gjurmët e tij. Sikurse do të jenë edhe Arsenal dhe Manchester United”, thekson e përditshmja sportive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *