• |
ide | kryesore

“Jam këtu për të fituar Champions”: uellsiani që pëlqen biskotat duhet më parë të shmangë shëndoshjen

Sport



“Përse zgjodha Juventus? Një nga motivet kryesore është ajo për të fituar titullin në Serie A e të sfidoj të mëdhatë e Champions League”. E ka pranuar vetë Aaron Ramsey, mesfushori uellsian i Juventus, gjatë një interviste për The Sun. “Juventus është një klub i madh, një nga më të fortët në Europë. Ishin edhe të tjerë të interesuar për mua – tregon ai – por jam i magjepsur nga historia e bardhezinjve”. “Doja të luaja për të provuar të fitoj sa më shumë trofe në një sezon të vetëm e tek Juve janë fitues. Dua të ndihmoj klubin të ngrejë lart Champions”, deklaron Ramsey.

E pashmangshme pyetja për Cristiano Ronaldo (“Bëhet fjalë për një sportist të jashtëzakonshëm – përfundon Ramsey – shënon në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Në palestër është gjithnjë i pari, stërvitet aty cdo ditë e pastaj shkon në fushë “) e për periudhën e vështirë në të cilën po jetojmë: “Ndjek një program fitnesi që më është dërguar nga stafi i Juventus për tu mbajtur në formë për gati cdo ditë. Por nuk është e njëjta stërvitje që bëhet zakonisht e aq më tepër nga ato që të përgatisin për ndeshjet”.

“Kur stërvitesh vazhdimisht nuk shqetësohesh se mund të marrësh peshë, sepse nuk ka shanse – ka thënë ai për tabloidin anglez, duke folur për karantinën e detyruar – Por tani është e vështirë sepse gruaja ime e pëlqen gatimin e unë të ushqehem, kështu që nuk është kombinimi i duhur i faktorëve. Kur stërvitemi cdo ditë e ka ndeshje jam shumë i kujdesshëm dhe i ashpër me veten, por tani është e vështirë. Ha shumë niskota për fëmijë – zbulon Ramsey – e bëj vetëm kur shkoj të pi një gotë caj. Prandaj dua të dal sa më shpejt nga kjo situatë e ti kthehem jetës normale, sepse është vështirë të jetosh kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *