• |
ide | kryesore

VIDEO/ Andrea Bocelli përlot 3.4 milionë njerëz me koncertin në mes të Milanos së boshatisur

F1, Stil



Tenori i famshëm italian Andrea Bocelli realizoi një koncert mahnitës LIVE të Dielën e Pashkëve nga qendra e boshatisur e Milanos. Edhe pse ishte i pari koncert i mirëfilltë që nuk kishte asnjë spektator të pranishëm ai ka prekur dhe përlotur mbi 3.4 milionë ndjekës që e kanë parë online apo në TV koncertin e quajtur “Muzikë për shpresë”.

Ndjekësit e vlerësuan performancën e fuqishme të Bocellit si: “Prekëse, mahnitëse dhe madhështore!”. Bocellit iu dha akses ekskluziv në katedralen e mbyllur të Duomo nga Kryeprifti, Imzot Gianantonio Borgonovo, dhe Kryetari i Bashkisë, Giuseppe Sala. Sipas komenteve në rrjetet sociale Bocelli realizoi një nga shfaqjet e tij më ikonike deri më sot.

“Nuk mund të ndaloj lotët nga pamja e bukur dhe zemërthyer e Andrea Bocellit, i vetëm në Duomon e madh, me vetëm vendet bosh para tij. Ky moment në histori është i mrekullueshëm dhe plotësisht i trishtuar. Jemi me ty, Itali”, – shkroi dikush.

“Andrea Bocelli këndoi ‘Amazing Grace’ jashtë Duomos në Milano pak minuta më parë. Ishte magjepsëse”, – shkroi një tjetër. “Amazing Grace” e mahnitshme e Andrea Bocellit ishte një nga gjërat më të bukura që kam parë. E pabesueshme sa prekëse” – shkroi dikush tjetër.

Përpara koncertit Bocelli tha se “besonte në forcën e lutjes së bashku. Unë besoj në Pashkën e krishterë, një simbol universal i rilindjes për të cilën të gjithë – pavarësisht nëse janë besimtarë apo jo – me të vërtetë kemi nevojë tani” – tha tenori. ©LAPSi.al

High praise: Taking to social media in their droves, emotionally-charged fans praised Bocelli's powerful performance as: 'Moving, mesmerising and magnificent!'

 

 



1 Comment

  1. Nuk mund ta quash te “mbrekullueshem”nje moment qofte edhe historik,por plotesisht te trishtuar.Bocelli,beri per “mbrekulli”,ate qe din dhe e ben gjithnje,duke patur natyrisht ,ndihmen shume te madhe te vete muzikes italiane,qe eshte “nje mbrekulli”ne vehte.Faleminderit Bocellit dhe muzikes se tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *