• |
ide | kryesore

Ajax ‘trampolina’ më e mirë në 5 kampionatet elitare: CIES vlerëson shkollën hollandeze

Sport



Ajax ka qenë gjithnjë nga ato skuadra që kanë nxjerrë breza të shkëlqyer futbollistësh dhe asnjëherë nuk i ka mbajtur. Ndërtimi i klubit hollandez është i tillë: i jep vlerë lojtarëve dhe pastaj i shet duke krijuar plusvalenca të rëndësishme. Natyrisht kjo nuk i ka penguar Heshtarët të arrijnë objektiva fantatsikë e mbi këtë bazë ka ardhur edhe vlerësimi i Cies.

Sipas Observatorit të Futbollit, Ajax është klubi më i mirë si trampolinë për pesë kampionatet elitarë europianë. Sipas të dhënave të studimit janë 22 lojtarë në 5 turnetë më të mirë (Francë, Spanjë, Gjermani, Angli e Itali) që vijnë nga shoqëria hollandeze, që parakalon kështu Benfica (21) e Salzburg (20).

Sigurisht nuk bëhet fjalë vetëm për numra, por edhe për vlerë e në këtë pikë hollandezët janë të pakontrastueshëm. Mjafton të kujtojmë dy daljet e fundit nga formacioni i Ten Hag janë Mathijs de Ligt tek Juventus dhe Frenkie de Jong tek Barcellona, për një total prej 160 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *