• |
ide | kryesore

Arbitri më i mirë brazilian kthehet të bëjë infermierin: “Tani, jam më i nevojshëm këtu”

Sport



Në moshën 39 vjecare ishte bërë një nga arbitrat më të vlerësuar e të njohur në Brazil, por pandemia e koronavirus e ka bërë ta shohë jetën nga një prespektivë tjetër e tashmë është kthyer në punën e tij të mëparshme: infermierin. Protagonist i kësaj historie është Igor Benevenuto, arbitër i “Brasilerao”, nivelit më të lartë të futbollit në vendin amerikano jugor, e profesionist në këtë aktivitet me kohë të plotë.

Për tiu dedikuar arbitrimit, Benevenutos iu desh të largohej nga puna e tij e atëhershme si infermier. Por tani, për shkak të Covid-19, ka vendosur të kthehet e të jetë ai që ishte përpara se futbolli ta përfshinte: infermieri që kujdeset për të sëmurët në një spital në Sete Lagoas, qyteti ku jeton, rreth 80 km nga Belo Horizonte.

“Eshtë e qartë që kam frikë, sigurisht më shumë se kur arbitroj një ndeshje, sepse ka patur raste të infermierëve që, për shkak të virusit, kanë humbur jetën – ka shpjeguar ai për mediat lokale -. Ky është një ‘armik’ që mund të godasë këdo, persona të të gjitha moshave, por tani njerëzit kanë nevojë për mua e nuk mund të tërhiqem: këtu jam më i nevojshëm”.



1 Comment

  1. Thuaj ndonje fjale baba cjapit tone, se eshte me Alzheimer, nuk mban mend me asgje nga mjeksia.
    Vec te vrase dhe te grabise ka ne mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *