• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh me Shkodrën? 13 të infektuar të rinj në këtë qytet

Lajme, Të fundit



Shkodra ka sërish rritje të personave të prekur me koronavirus. Në të dhënat e publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë të përditësuara për 24 orët e fundit, evidentohet se janë 13 raste në Shkodër, 6 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Has.

Ndërkohë që Durrësi e Fieri që pasonin Tiranën për nga numri i të prekurve deri pak ditë më parë për nga numri i rasteve kanë një frenim të epidemisë.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik në terren.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë – 221 raste
– Durrës – 42 raste
– Lushnje – 6 raste
– Elbasan – 15 raste
– Fier – 32 raste
– Kavajë – 8 raste
– Rrogozhinë – 4 raste
– Korçë – 17 raste
– Vlorë – 5 raste
– Shkodër – 70 raste
– Lezhë – 14 raste
– Berat – 2 rast
– Has – 13 raste
– Krujë – 6 raste
– Tropojë – 4 raste
– Pukë – 5 raste
– Mirditë – 3 raste



3 Comments

  1. Nuk ka ndonje zagar te lehi per kete lajm se si Rama prodhoi ne laborator virusin dhe e shperndau per shkodranet heroik!?

  2. Gezim te madh ne familjen Berisha per shtimin e numrave ne shkoder,kur te vdesin do kete dhe banket per te ftuarit e salihut,ta gezoni salihun

  3. ju pushta te pushtetit ca ka ketu te cuditshme; kjo eshte mese normale se do rritej, ASHTU SIC PO rritet ne tr, megjithe at polici ne terren; te gjitha ne shkoder jan ne ne lidhje me kontaktet e meparshme; ; ca diskutimi esht ky rama e pruri ne shkoder; paaftesia e tij e babezia e la ne ket gjendje gjith shqiperin sic e gjeti gjendjen e spitaleve: ne 70 te semure qe ishin 30 mjek infektohen se nuk kan mbrojtje sic duhet; vec nje infermjere ne shkoder infektoj sa e sa vet; dmth spitali vend infeksjoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *