• |
ide | kryesore

Del urdhri i ri për lëvizjen, oraret dhe bizneset e lejuara

Lajme, Të fundit



Duke filluar nga kjo e hënë zgjatet fasha e orarit për mbajtjen hapur të bizneseve të lejuar gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga koronavirusi. Bizneset do të qëndrojnë të hapura nga ora 05:00 deri me 17:30.

Orari i lejuar për të lëvizur me leje vetëm një person brenda familjes për 90 minuta do të jetë brenda kësaj fashe orari nga 05:00 deri në 17:30. Lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre vetëm në fashën orare 05:00-17:30, duke filluar nga dita e hënë 13.04.2020, pikat e shitjes së produkteve ushqimore, me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.

Hyrja në aktivitete e përcaktuara lejohen vetëm për një person të autorizuar, për çdo familje për kryerjen e shpenzimeve familjare ditore. Autorizimi do të jetë vetëm një herë në ditë dhe do të ketë një afat prej 90 minutash gjatë fashës orare 05:00 deri në 17:30.

Ajo që bie në sy është zgjatja e ndalim qarkullimit të qytetarëve dhe çdo lloj mjeti në fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill në orën 17:30 deri të hënë e 20 prillit në orën 05:00 deri në një urdhër të dytë

Gjatë kësaj fashe orari në fundjavë nuk do të lejohet asnjë lloj biznesi hapur, as farmacitë, marketet apo bizneset e tjera që lejohen të hapura gjatë javës nga ora 05:00-17:30. Përjashtim nga urdhri bëjnë vetëm transporti i mallrave, policia, urgjenca, mediat dhe shërbimet delivery.

“Kufizim lëvizje në të gjitha qendrat urbane në Shqipëri për të gjitha kategoritë, këmbësor, biçikleta, ciklomotor, motomjete dhe mjete dhe ndalim ofrimi të shërbimeve për qytetarët nga aktivitete e lejuara, çdo fundjavë duke filluar nga e premtja, 17 prill, nga ora 17:30 deri të hënën në orën 05:00. Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave, policia e shtetit, forcat e armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe kompanitë mediatike dhe shërbimet delivery”, shkruhet në vendim.



5 Comments

  1. Ky trap ne vend ti zvogljoje prater ky I zgjeron,tani pritni kur shpellkaret te harbohen neper lagjet astir babrru kamez bathore shkoze etj

    1. Kristaqi bastardeve te vet nuk u vinte emra…… se kishte plot, o i paemër analfabet!
      Po mos u merzit se virusi nuk merret me kopilë!

  2. Ky vroma, po luan me popullin sikur të ishte eksperi më i lartë i mjeksisë ndërkoh që aktivitetet që rezultojnë të hapura nuk i lejon të shkojnë në punë,ku autobuzat në tiranë lëvizin me njerëz,po ne që kemi punë jashtë tiranës e nuk kemi marrë akoma rrogën e shkurtit si do bahet?lutemi publikojeni .respekte.

  3. politikanët rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku duhet të heshtin në këto kohë covidiane….ishin mediokriteti dhe partitizmi i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin epidemiologjik dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4…..pulitikanët tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njëjtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe

  4. o kryeminister plehre,

    jep nje orar per te moshuarit , qe te dalin vetem ata.
    dhe pastaj per pjesen tjeter te njrezve

    o trap duhen ruajtur te moshuarit

    vej rregul neper tregje markete pika shitje se ska kembe shteti

    bej dizinfektime ditore te tregjeve , marketeve, ndertesave insituticionve

    i ke lon njerezit ne pike te hallit

    se vete nje mut te madh po ben ne surrel .

    plehre kriminele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *