• |
ide | kryesore

Dy tërmete gjatë natës shkundin Durrësin dhe Thumanën

Lajme, Të fundit



Gati 5 muaj nga tragjedia së 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur, toka vazhdon të dridhet në Durrës dhe rrethinat e tij. Gjatë natës së kaluar një tjetër tërmet ka goditur këtë zonë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Gjeoshkencave lëkundja ishte me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter me epiqendër detin Adriatik pranë Gjirit të Lalzit. Goditja u shënua rreth orës 22.03 e pasuar nga një lëkundje e dytë më e vogël rreth një orë më pas.

Lëkundja e dytë e kishte epiqendrën në zonën e Thumanës pranë Fushë Krujës me magnitudë 2.4. Nuk raportohen dëme materiale, por paniku te qytetarët ka qenë i ndjeshëm. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. OreJu pisat e Lapsit, nuk po kenaqeni me Covidin por po i shtoni edhe termetet tani ?!
    Po shnderoheni ne portal-gazete HORROR !
    Kujdes se lexuesit ju BEJNE NAFTEN !

    1. Po ai lideri yt global i ÇMENDURI i SURRELIT që përmend arkivole,varre burgje çfarë bën sipas teje?! Këtu Lapsi vetëm po jep lajmin e publikuar tek IGJEUM.

  2. Amani paska rene edhe ne gjirin e Lalsit, Se mo e ka gjet gje Saliun more Saliun se per te tjeret s’na plas bytha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *