• |
ide | kryesore

Humbin jetën 6 shqiptarë nga koronavirusi në Britani

Lajme, Të fundit



Publicisti shqiptar që jeton në Londër, Petrit Kuçana thotë se deri tani janë të paktën 6 shqiptarë viktima nga koronavirusi në këtë vend. Në një intervistë për abc neës, ai tha se nuk ka një shifër të të infektuarve.

“Në Mbretërinë e Bashkuar ka kaluar në 10 mijë numri i viktimave nga koronavirusi. Fatkeqësisht 6 prej tyre janë shqiptarë, 2 janë nga Kosova dhe 4 nga Shqipëria. I di rastet e fundit. Njëri ka qenë vizitor në Londër dhe një tjetër ka qenë vizitor tek i biri.

Nuk ka një numër për sa u përket të infektuarve, por besoj se ka disa kategori që janë në kushtet e mbijetesës. Nga kontaktet e shumta që kemi pasur, sipas sistemit Britanik, nëse një person ka ardhur tre muajt e fundit nuk mund të përfitojë nga fondet publike. Kategoria më e prekur janë ata që janë në të zezë” – tha Kuçana.

Në Britani jeton një komunitet i madh shqiptarësh, dhe një pjesë e madhe e tyre, kryesisht ata që punojnë në të zezë janë në momente të vështira. Publicisti tha se ata kërkojnë që të kthehen në Shqipëri, mirëpo duket se Shqipëria është i vetmi vend që nuk pranon të tërheqë shtetasit e saj.

“Ne i kemi bërë kërkesë ministrisë për Diasporën dhe nuk kemi marrë përgjigje prej tyre. Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për këtë institucion” – tha publicisti. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *