• |
ide | kryesore

Labinot Tahiri dhuron 5 mijë euro për fondin e shtetit kundër COVID-19

Paparazzi, Slider



Labinot Tahiri është bërë pjesë e listës së atyre personave që kanë dhuruar para për fondin e shtetit në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit.

Këngëtari ka mbështetur iniciativën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për mbledhjen e donacioneve për të luftuar përhapjen e COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Tahiri tregon edhe se ka dhuruar 5 mijë euro, ndërsa shprehet pozitiv në lidhje me ndihmat që do të mbërrijnë nga diaspora.

“Mirëmengjesi të dashur njerëz!Ne i dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit dhe e pêrkrahim iniciativen e Kryeministrit Albin Kurti! Në humanizëm më ka ngritur populli, jo politikanët apo politika! Sa i përket ndihmës së shtetit sipas kêrkesës së kryeministrit Kurti, që Diaspora ta ndihmojë Kosovën me donacione gjatë kësaj kohe sikurse ka ndihmuar shumë herë!Ne e përkrahim Z Kurtin që ka ndërrmar? këtë iniciativê dhe do ti dhurojmë 5000 € për fondin e shtetit tim-tonë për këtë sfidë kombëtare! I nderuar z Kryeministêr, sot ose nesër i hedhim paratë tona si Fondacion “Labinot Tahiri”Qytetarë të dashur Zoti ju ruajt gjithmonë edhe sot me këtë sfidë të madhe! SHTETI DHE KOMBI MBI TË GJITHA. Me dashuri dhe shërbim për vendin , Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”, u shpreh në postimin ku shihet së bashku me Kurtin. Ndërkohë në Kosovë, janë konfirmuar 79 raste me COVID-19, duke çuar në 362 numrin e të infektuarve. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59, ndërsa i viktimave 7.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *